Al Jazeera Balkan: Kosova është e pavarur
Washington, 16 qershor - Rrjeti i madh mediatik botëror, Al Jazeera po bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Ballkan ndërsa së shpejti pritet të blejë televizionin serb, Avala, në mënyrë që në këtë frekuencë të shfaqë programet e tij.
Ndërkohë në Sarajevë kanë nisur intervistat edhe për gazetarët serbë. Një prej pyetjeve të intervistës është: A është Kosova e pavarur?. Përgjigja sipas politikës redaktuese të Al-Jazeeras duhet të jetë një PO e madhe, raporton gazeta e Beogradit, Press.
Kroati Goran Miliç, drejtor i Al Jazeera Balkan ka pranuar se gazetarët pyeten për statusin e Kosovës, duke marrë parasysh gjithmonë realitetin se një pjese e cila njeh pavarësinë e saj dhe të një pjese tjetër e botës e cila nuk e njeh Kosovën.