11 Janar 2025

Ajgner: Për veriun e Kosovës në fillim të vitit të ardhshëm

Beograd, 7 dhjetor - Ambasadori i Austrisë në Beograd, Johanes Ajgner ka deklaruar për gazetën sotme “Blic” se për zgjidhjen afatgjate të veriut të Kosovës do të bisedohet në fillim të vitit të ardhshëm, dhe ka shtuar se “asgjë që do të imponohej me dhunë nuk do të ishte zgjidhje e qëndrueshme.
 
Ai ka thënë “ndonëse është e qartë se asgjë nuk është e thjeshtë në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, konsideron se “duhet filluar me zgjidhjet për gjërat më të thjeshta, kurse mbi statusin e veriut të Kosovës tek më vonë”, dhe ka shtuar se “akoma është herët të flitet mbi këtë”.

Ajgner ka cekur se Këshilli i Evropës pas përparimit që është arritur në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, do të duhet që më qartë që është e mundshme të paralajmërohet se kur do të mund të fillojnë negociatat mbi anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe çka saktë duhet bërë akoma për t’u marrë vendimi pozitiv.

Ai ka sqaruar se niset nga fakti se Serbia nuk mund të pret në dhjetor ta marrë datën pakusht për fillimin e negociatave, por Austria do të angazhohet për këtë, të jetë e qartë se kur mund të merret vendimi për fillimin e negociatave.

Pyetjes se si i shikon protestat e serbëve në veri të Kosovës që janë frikësuar dhe nuk kanë besim në marrëveshjet e arritura, Ajgner është përgjigjur se “është me rëndësi që banorëve të Kosovës t’u sqarohet çka është dakorduar.

Është mirë që Qeveria e Serbisë ka vendosur të angazhohet në këtë ,dhe të bisedojë me banorët në mënyrë që t’u mundësohet për ta kuptuar sa më mirë”, ka shtuar ambasadori austriak në Beograd, Johanes Ajgner. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)