12 Janar 2025

AI: UNMIK-u ka dështuar të hetojë fatin e civilëve

New York, 27 gusht - Amnesty International vlerëson se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka dështuar të hetojë fatin e civilëve, kryesisht serbë, të cilët vazhdojnë të mbesin të zhdukur që nga lufta e vitit 1999.

Në raportin e publikuar sot, Sian Jones, ekspert i organizatës në Kosovë, ka thënë se dështimi i UNMIK-ut për të vepruar “ka kontribuar në klimën e mosndëshkimit që mbizotëron në Kosovë”,

Në raport, Amnesty International thotë se në UNMIK janë paraqitur rreth 150 ankesa nga të afërmit e të zhdukurve.

Edhe pse raporti fokusohet në rrëmbimet e serbëve të Kosovës nga shqiptarët, Amnesty International thekson edhe dështimin për të hetuar rrëmbimet e shqiptarëve nga forcat serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)