AI: Serbia të ndëshkojë vrasësit e shqiptarëve
Beograd, 25 shkurt - Amnesty International i ka bërë thirrje Serbisë të dënojë të gjithë ata që janë përfshirë në krime në Kosovë gjatë kohës së luftës.
"Amensty International i bën thirrje Serbisë që të dyfishojë përpjekjet për të garantuar se të gjithë oficerët dhe të dyshuarit për vrasjen e shqiptarëve dhe përfshirjen në operacionet e fshehjes së krimeve të dalin para drejtësisë", tha Nikola Dakuorth, drejtore për Evropën dhe Azinë Qëndrore.
Amnesty International ka kërkuar nga policia serbe që të bashkëpunojë ngushtë me Prokurorinë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e krimeve kundër shqiptarëve.
"Të afërmit e viktimave, një pjesë e të cilëve tashmë janë të zhdukur, meritojnë drejtësi dhe duhet tu thuhet fati i vendndodhjes së familjarëve të tyre", tha Dakuorth.