15 Janar 2025

AI: Serbia të ndëshkojë kriminelët e luftës

Gjenevë, 17 qershor - Amnesty International ka publikuar një raport, në bazë të së cilit thuhet se nëse Serbia e do BE-në, ajo duhet të ndëshkojë kriminelët e luftës.

Raporti me 50 faqe kërkon nga qeveria e re në Beograd që ajo të heqë mënjanë natyrën mosndëshkuese ndaj personave që kanë bërë krime gjatë kohës së luftës.

“Koha po kalon, dëshmitarët po vdesin dhe kujtimet po zbehen. Autorët e krimeve të luftës duhet të përballen me drejtësinë, para se të jetë shumë vonë”, ka thënë John Dalhuisen, drejtori i “Amnesty International” për Europën dhe Azinë Qendrore.

Dalhuisen u shpreh se AI do ti kërkojë BE-së të ketë një monitorim rigoroz për rastet e dyshimeve për krime lufte në Serbi.

Raporti i përgatitur për shtetin serb mban tituyllin “Serbia: Fundi i mosndëshkimit për krimet, nën ligjin ndërkombëtar”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)