10 Janar 2025

AI kritikon Ballkanin mbi fatin e të pagjeturve

Gjenevë, 29 gusht - Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International i bëri thirrje autoriteteve në shtetet e Ballkanit që të hetojnë fatin e rreth 14 mijë personave ende të pagjetur nga konfliktet e rajonit të viteve 90 dhe për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për zhdukjen e tyre.

Thirrja është bërë në një deklaratë të lëshuar nga Amnesty International para “Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve”, që shënohet të enjten më 30 gusht.

Në deklaratë thuhet se “njerëzit që jetojnë në Ballkan nuk e kanë mbyllur kapitullin e zhdukjeve”.

Jezerca Tigani, zëvendëdrejtoreshë e programit të Amnesty International për Evropë dhe Azi Qendrore i bëri thirrje qeverive që të “sigurojnë drejtësi për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre.

Deklarata akuzon autoritetet në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë për dështimin e tyre që “t`iu përmbahen detyrimeve ligjore ndërkombëtare për të hetuar dhe ndjekur penalisht në mënyrë efektive” rastet mbi personat e pagjetur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)