Ahtisari: Shpresoj për një afrim të ri të Serbisë ndaj Kosovës
Helsinki, 27 maj - Ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari, shpreson se arrestimi i të akuzuarit për krime kundër njerëzimit, Ratko Mlladiç, do të shënojë një fillim të ri për Serbinë.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Nismës për Menaxhimin e Krizave, president i së cilës është zoti Ahtisari, ai thotë se arrestimi i Ratko Mlladiçit shënon një fillim të ri në raportet e Serbisë me vendet e saj fqinje.
Shpresoj se do të mund të jemi dëshmitarë të një afrim të ri drejt shtetit të pavarur të Kosovës, ka thënë Ahtisari.