10 Janar 2025

Ahtisari: BE duhet ta pranojë Kosovën në gjirin e saj

Prishtinë, 11 shtator - Ish-presidenti finlandez dhe projektuesi i pavarësisë së Kosovës, Martti Ahtisaari gjatë fjalimit të tij në konferencën me temën “Kaptinë e mbyllur në Ballkan”, ka thënë se me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur shpresojmë se mund të mbyllim kapitullin e Kosovës së pavarur.  

Ahtisaari ka thënë se Kosova pas heqjes së mbikëqyrjes, duhet ta tregojë veten si një shtet i pavarur.

“Me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur shpresojmë se mund të mbyllim kapitullin e Kosovës së pavarur. Sot jam i lumtur që jam bashkëngjitur këtij procesi për mbylljen e kapitulli të pavarësisë së mbikëqyrur.\"

\"Kosova duhet të tregojë veten si një shtet i pavarur me të gjitha përgjegjësitë dhe maturitë e një shteti. Ky është kapitull në të cilin Kosova e luan rolin e vet konstruktiv në regjion dhe Kosova në lidhje të mira me Bashkimin Evropian”, ka thënë Ahtisaari.

Ai ka pohuar më tej se Kosova dhe Bashkimi Evropian janë një pjesë e pandashme e këtyre proceseve.

“Kosova dhe Bashkimi Evropian janë pjesë e pandashme, jo për shkak të kalkulimeve politike, por për arsye të realitetit të pandryshueshëm të pozicionit të Kosovës”, ka thënë ai.

Lidhur me pranimin e Kosovës, si pjesë e BE-së, Ahtisaari ka thënë se BE-ja duhet ta gjejë një mënyrë se si t`i pranojë këta dy milionë njerëz në gjirin e saj.

“Bashkimi Evropian duhet të gjejë një mënyrë për të pranuar këta dy milionë njerëz, të cilët banojnë shumë afër. Disa mendojnë se kjo është një problem për Bashkimin Evropian, por unë konsideroj se shumë më shumë do ta shohim këtë si një rast, si një mundësi”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)