Ahmeti: Kosova duhej të ftohej
Tetovë, 30 maj - Kosova nuk duhej të anashkalohej nga Samiti, por të ftohej si vëzhguese. Kështu ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për ngjarjet e Samitit të Ohrit, madje ai ka shprehur keqardhje për anulimin e konferencës së presidentëve.
Rajoni ka nevojë që të ecën më mirë, pavarësisht që Kosova nuk është anëtare e këtij procesi. Konferenca ka pasur mundësi të thirret si vëzhguese, sepse në një të ardhme jo të largët Kosova do të jetë pjesë e të gjitha institucioneve ndërkombëtare kjo është edhe fryma e vet marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, mes kryeministrit Thaçi dhe Daçiq, marrëveshje që është ratifikuar edhe në parlamentet përkatëse , ka thënë Ahmeti.