Agjencitë amerikane të zbulimit kanë spiunuar firma industriale
Moskë, 27 janar - Edward Snowden, që bëri publik programin e mbikëqyrjes të qeverisë amerikane me emrin e koduar PRISM, bëri të ditur kohët e fundit që agjencitë amerikanë të zbulimit merren edhe me spiunazh industrial, duke mbledhur informacione të shumta që nuk kanë lidhje me sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Snowden i tha këto gjatë një interviste me televizionin gjerman ARD. Ai u shpreh se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) mbledh informacione të shumta lidhur me kompanitë ndërkombëtare.
Duke marrë si shembull \"Siemens\", Snowden u shpreh që, nëse kjo kompani ka informacione që lidhen me interesat amerikane, agjencitë amerikane të zbulimit do t\'i marrin këto të dhëna.
Intervista me Snowdenin u bë në mënyrë të fshehtë. Është një rast shumë i rrallë që Snoudeni pranon të japë një intervistë televizive pas fitimit të azilit në Rusi.