11 Janar 2025

Agim Çeku shpallet qytetar nderi i Ajovës

SHBA, 1 shkurt - Senati i Ajovës e shpalli Agim Çekun qytetar nderi, për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve në mes të Kosovës dhe Ajovës.

Ministri i FSK-së Agim Çeku, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime të shumta me personalitetet më të larta të SHBA-s, në Pentagon dhe në Shtetin e Ajovës.

Garda Kombëtare të Ajovës ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me MFSK-në. Ndërsa, sot, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i Shtetit të Ajovës, kanë organizuar pritje për Ministrin Çeku dhe gjeneral Rrahman Ramën.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku mbajti një fjalë në Senat, ku foli për partneritetin shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajovës.

“Unë do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi dhe e ritheksoj që ne e vlerësojmë shumë mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Kjo nuk është e pazakontë për njerëzit e Kosovës që valëvitin flamurin amerikan për të shprehur mirënjohjen e tyre dhe mirënjohja për të gjithë mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për ta”, tha Çeku.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)