Agani takohet me kryetarin e Komunës Bajram Pasha të Stambollit
Stamboll, 23 shkurt - Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka marrë pjesë në manifestimin, që është mbajtur në Komunën Bajram Pasha në Stamboll, për nder të 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku edhe është pritur miqësisht nga drejtuesit e kësaj komune.
Agani në këtë manifestim madhështor për nderë të pavarësisë së vendit, ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.
Me këtë rast kryetari Agani mbajti edhe një fjalim rasti, me çrast falenderoi të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre në çfarëdo lloji për lirinë e vendit.
Agani, gjithashtu ka shprehur falenderim edhe për mbarë popullin e Turqisë, duke thënë se në çdo kohë ka qenë pranë popullit shqiptar, në mbështetje të rrugës për lirinë e vendit.