Acari në Amerikë vazhdon të marrë jetë njerëzish
Washington, 15 shkurt - Acari në Amerikë vazhdon të marrë jetë njerëzish, thuhet në një njoftim të agjencisë Mehr të lajmeve.
Reshje të reja dëbore mbi zonën lindore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara po e rëndojnë më tej situatën. Reshjet e reja po shoqërohen edhe me shi të ngrirë.
Zyrat qeveritare, shkollat dhe shumë biznese ishin të mbyllura si rezultat i stuhisë që deri tani u ka marrë jetën 22 personave dhe ka lënë mijëra të tjerë pa energji elektrike.
Temperaturat pritet të ngrihen para fundjavës, por do të duhen disa ditë para se të shkrihet shtresa e borës që ka mbuluar me mijëra kilometra nga veriu në jug. Në disa zona kjo është stuhia e gjashtë dimërore për 2013-2014.