Ablin Kurti takoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Tiranë, 16 qershor - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti u takua dje, më 15 qershor, me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama. Takimi u mbajt në Këshillin e Ministrave në Tiranë.
Kurti dhe Rama biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe për situatën në rajon.
Gjatë takimit temë e bisedës ishte edhe axhenda e integrimeve evropiane për Shqipërinë dhe Kosovën.
Kurti dhe Rama diskutuan edhe për mundësitë dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të dy subjekteve të tyre politike që kanë orientim programor të majtë.