82 për qind e amerikanëve kundër luftës në Afganistan
Washington, 1 janar - Një anketë e re tregon se mbështejta për luftën në Afganistan në mesin e amerikanëve është më e ulët se sa ajo për luftën në Vietnam më shumë se 40 vjet më parë.
Anketa e kanalit televiziv CNN dhe organizatës ORC International tregon se vetëm 17 përqind e publikut amerikan mbështetë luftën afgane, ndërsa 82 për qind e kundërshtojnë atë.
Kjo është shumë më e ulët se mbështejta prej 52 për qind që publiku amerikan i kishte dhënë kësaj lufte katër vjet më parë. Anketa gjithashtu tregon se vetëm rreth 30 për qind e të anketuarëve besojnë se Shtetet e Bashkuara po e fitojnë luftën në Afganistan.
Anketa e kanalit televiziv CNN thotë gjithashtu se shumica e amerikanëve janë në favor të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani para fundit të viti 2014, afati i caktuar nga Presidenti Barak Obama.
Një anketë e ngjashme nga gazeta Washington Post dhe kanali televiziv ABC News javën e kaluar tregonte se shumica e njerëzve nuk mendojnë se angazhimi i Shteteve të Bashkuara në këtë luftë ishte i vlefshëm.