80 për qind e grekëve nuk besojnë në institucionet evropiane
Athinë, 21 maj - Megjithëse janë shqetësuar për krizën, grekët nuk refuzojnë Bashkimin Evropian në parim, por duan ti dërgojnë një mesazh të fuqishëm qeverisë së tyre dhe Brukselit.
Ata duhet të bëjnë zgjedhjen e vet më 25 maj, kur do të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Mbi 70 për qind prej grekëve janë për ruajtjen e valutës së përbashkët, euros, deklarojnë politologët. Ndërkaq, mosbesimi ndaj institucioneve evropiane arriti 80 për qind, gjersa jashtë Greqisë ai është 60 për qind,.