24 Prill 2025

60% e amerikanëve kundër propozimit të Trumpit

Washington, 12 dhjetor - Një anketë e rrjetit CBS dhe gazetës Wall Street Journal tregon se afro 60% e amerikanëve kundërshtojnë propozimin e kandidatit republikan presidencial Donald Trump për të mos lejuar myslimanët të futen në Shtetet e Bashkuara.

57% e të anketuarve nuk janë dakord me propozimin e zotit Trump, ndërsa 25% e mbështesin atë.

Ndër anëtarët e Partisë Republikane, propozimi mori mbështetje në masën 42%. Por propozimi u kundërshtua nga 75% e anëtarëve të Partisë Demokrate dhe 55% e të pavarurve.

Një anketë tjetër e zhvilluar nga agjencia e lajmeve Associated Press arrin në përfundimin se 8 ndër 10 votues republikanë mendojnë se Donald Trump është i vendosur dhe kompetent, dy karakteristikat më të rëndësishme për votuesit.

Por Trump merr rezultate të dobëta nga të njëjtët të anketuar, kur pyetja është se sa karizmatik, sa human dhe i ndershëm është ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)