59 përqind e serbëve zgjedhin Kosovën në vend të BE-së
Beograd, 9 nëntor - Nëse në Serbi do të mbahej një referendum dhe serbët do të pyeteshin se kë do të zgjidhnin mes Kosovës apo BE-së rreth dy të tretat e tyre do të zgjedhin për të mbajtur Kosovën brenda Serbisë.
Nga sondazhi i realizuar nga B 92 dhe Strategic Marketing ku u pyetën 1000 persona vetëm 27 përqind e tyre zgjodhën Bashkimin Europian.
Sipas përkatësisë partiake të dhënat treguan se më shumë 78 për qind e serbëve progresistë në pushtet, partia më e madhe e vendit do të zgjidhte Kosovën, ndërsa 14 për qind e tyre janë për anëtarësim në BE të Serbisë.
77 për qind e votuesve të socialistëve të drejtuar nga Kryeministri Ivica Daçiç duan më shumë për Kosovën dhe vetëm 9 për qind e tyre atyre mendosjnë se BE do të ishte një zgjidhje e mirë.
Sipas sondazhit edhe pse koalicioni qeverisës vendos në listën e prioriteteve integrimin e vendit në BE, duket se ky entuziazëm nuk është e ndarë nga shumica e votuesve të saj.
Ndërkohë 46 për qind e atyre që zgjedhin të votojnë për Partinë Demokratike të ish presidentit Boris Tadiç do të votonin në favor të Kosovës në referendum, ndërsa 43 për qind do të favorizojnë BE.