14 Janar 2025

54 për qind e shtetasve të Serbisë janë për anëtarësimin e tyre në BE

Beograd, 29 mars - Shumica e shtetasve të Serbisë janë pro anëtarësimit të tyre në BE, por nga ana tjetër, vetëm një e treta prej tyre e dinë në cilën fazë të integrimit ndodhet vendi i tyre, tregon një studim i IPSOS Stratexhik Marketing.

Në qoftë se aktualisht organizohet një referendum për anëtarësim në BE, 54 për qind e serbëve do të votojnë “pro”, kurse 19 për qind – “kundër”, tregon një anketë.

Mirëpo serbët nuk janë informuar për integrimin në BE. Vetëm 35 për qind e dinë se Serbia ka filluar bisedime për anëtarësim, 30 për qind mendojnë se ajo ende është duke pritur datë për bisedime, kurse të tjerët mendojnë se është në një etapë më të hershme të integrimit, ose thonë se nuk janë në dijeni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)