53 të vdekur nga shirat në Pakistan
Islamabad, 4 prill - Reshjet e shiut të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar aksidente në provincën Gilgit Baltistan, në veri të Pakistanit, me pasojë vdekjen e 49 vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, njofton media vendëse.
Autoriteti Rajonal për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore (KPK) bëri të ditur se 53 vetë vdiqën dhe 60 u plagosën në këtë provincë si pasojë e shirave të fuqishëm, të cilët shkaktuan dhe 49 aksidente, shembje shtëpish dhe rrëshqitje dheu.
Nga vërshimi i ujrave disa ura dhe rrugë janë përmbytur në verilindje të zonës së Kashmirit, duke shkaktuar dhe pezullimin e trafikut rrugor.