50 mijë rusë protestojnë kundër ndërhyrjes në Krime
Moskë, 16 mars - Dhjetëra-mijëra njerëz janë tubuar në Moskë, për të kundërshtuar aksionet e Rusisë në Krime. Pjesëmarrësve në Marshin e Paqes u janë drejtuar udhëheqës të opozitës, ndërsa protestuesit kanë brohoritur Rusia pa Putinin.
Protesta vjen një ditë para referendumit në Krime të Ukrainës, ku banorët e këtij rajoni do të vendosin për bashkimin ose jo me Rusinë. Po sot në Moskë është mbajtur edhe një tubim në mbështetje të ndërhyrjes së Rusisë në Krime.