43 iranianë në Tiranë pa viza kthehen mbrapsht

Tiranë, 14 tetor - Burime nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve bëjnë të ditur se ekipi i mundësve nga Irani, me 49 sportistë, është më i madhi në kampionatin botëror të mundjes për veteranë që fillon sot8 14.10) në Tiranë. Për të ndjekur kampionatin mbritën në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit edhe 43 shtetas iranianë të cilët policia e shtetit i gjeti pa viza gjatë kontrollit të dokumentave dhe i ktheu mprapsh në Iran.
Sipas burimeve nga Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit shtetasit iranianë mbritën në Shqipëri me linjën ajrore Teheran-Stamboll-Tiranë dhe kompania që mundësoi udhëtimin e tyre në Shqipëri pa viza është Turkish-Airlines. Policia gjobiti me 100 mijë euro këtë kompani për lejimin e udhëtimit pa viza të 43 shtetasve iranianë nga shteti i Iranit në kryeqytetin e Shqipërisë.