13 Janar 2025

400 të vrarë në përleshjet mes grupeve opozitare në siri

Damask, 10 janar - Numri i të vrarëve në përleshjet e filluara ditën e premte në Siri mes grupeve opozitare doli në 400.

Spitali në qytetin Halep, të cilin militantët e grupimit të quajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Damaskut të lidhur me Al Kaidën e përdornin si shtab, kaloi në duart e opozitarëve të tjerë.

Ushtria për Sirinë e Lirë deklaroi se janë liruar me dhjetëra persona të cilët mbaheshin peng në spital nga ana e grupimit në fjalë.

Grupi për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Siri, deklaroi se qyteti Halep është pastruar pothuajse tërësisht nga militantët e grupimit Shteti Islamik i Irakut dhe Damaskut.

Ndërsa organizata El Nusra u bëri thirrje militantëve për ti ndalur luftimet dhe se prioritet duhet të ketë rrëzimi i regjimit të Esadit.

Mirëpo bëhet e ditur se militantët e El Nusras vazhdojnë me luftime në qytetin Rakka kundër militantëve të këtij grupimi.

Në anën tjetër vazhdojnë edhe sulmet e regjimit të Esadit.

Në sulmet ajrore të organizuara nga ana e forcave ajrore të regjimit në Rifat dhe Halep janë vrarë 8 persona. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)