40 milionë rusë në manovra ushtarake
Moskë, 2 nëntor - Rusia zhvilloi në tetor disa prova për alarm ushtarak, ku u përfshinë 40 milionë njerëz. Ky ishte operacioni më i madh ushtarak me përfshirjen e popullisë civile, që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.
Në transmetimet e mediave shtetërore ruse paraqiten nxënës shkollash, duke provuar maska anti gaz dhe u kërkohet njerëzve për të gjetur strehimet më të afërta kundër bombardimeve, para se të jetë tepër vonë.
Por ndërsa këto njoftime mund ti kujtojnë Perëndimit rrezikun e një Lufte të re të Ftohtë, shumë rusë i shohin këto prova ushtarake si veprime për të impresionuar publikun për përgatijen ushtarake të vendit.