38 të vrarë gjatë përleshjeve në Ukrainë
Kiev, 3 maj - Në përleshjet mes protestuesve përkrahës pro dhe kundër Rusisë në Odesa të Ukrainës janë vrarë 38 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Gjatë vënies së qëllimtë të zjarrit në një ndërtesë në Odesa të Ukrainë si pasojë e përleshjes mes protestuesve pro rusë dhe ushtarakëve të Ukrainës janë vrarë të paktën 38 persona si dhe janë plagosur mbi 170 persona të tjerë.
Këto janë trazirat e para që ndodhen gjatë disa javëve të fundit në Odesa në Jug të Ukrainës pas trazirave në rajonet lindore të këtij vendi.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në lidhje me këtë ka reaguar me anë të një deklarate në të cilën ka dënuar ashpër zhvillimet e ditës së premte në qytetin Odesa dhe i ka quajtur ato rezultat të papërgjegjësisë së qeverisë së Ukrainës.