3.5 milionë sirianë nuk kanë qasje në ndihma
New York, 24 prill - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se miliona sirianë nuk kanë ende qasje në ndihmat e huaja, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar dy muaj më parë.
Ban ka thënë se 3.5 milionë sirianë nuk kanë qasje në mallra dhe shërbime themelore, përfshirë kujdesin e duhur shëndetësor.
Ai ka fajësuar të gjitha palët në konfliktin sirian për problemin në fjalë, por sidomos qeverinë e presidentit Bashar al-Assad.
Në qytetin e Alepos, sipas OKB-së, janë vetëm 40 mjekë që u shërbejnë 2.5 milionë qytetarëve.