26 Dhjetor 2024

32 mijë imigrantë kanë humbur jetën mes 2014-2018

Gjenevë, 1 korrik - Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit thotë se më shumë se 32 mijë imigrantë në mbarë botën kanë humbur jetën, ose janë zhdukur gjatë viteve 2014 dhe 2018 dhe se shumica e viktimave janë nga Afrika e Veriut, të cilët kalojnë Detin Mesdhe për të hyrë në Europë.

Agjencia e OKB-së thotë se shifrat e saj janë më të ulëta se realisht, ngaqë shumë imigrantë që kanë humbur jetën nuk janë raportuar kurrë dhe se shumë nga trupat e tyre nuk janë gjetur.

Megjithatë, studiuesit thonë se statistikat paraqesin një pamje të zymtë të rrezikut me të cilin përballen qindra mijëra refugjatë dhe emigrantë që rrezikojnë jetën, në kërkim të një jete më të mirë.

Në raportin e Agjencisë të Imigracionit thuhet se në vitet 2014 deti 2018, rreth 18,000 njerëz kanë humbur jetën ose janë zhdukur në Detin Mesdhe dhe se trupat e thuajse dy të tretave të këtyre viktimave nuk janë gjetur.

Zëdhënësi i Agjencisë thotë se refugjatët Rohingya përbëjnë shumicën dërrmuese të 2,200 personave që figurojnë të humbur në Azinë Juglindore dhe se shumica e 288 vdekjeve të regjistruara në Azinë Jugore që nga viti 2014 ishin të emigrantëve afganë.

Një raport i kohëve të fundit i Agjencisë së Imigracionit dhe Fondit të OKB-së për fëmijët përqëndrohet tek rritja e numrit të fëmijëve në udhëtimet e rrezikshme emigrante.

Sipas të dhënave, rreth 1600 fëmijë, rreth një çdo ditë, janë raportuar të vdekur ose të humbur midis viteve 2014 dhe 2018.

Studjuesit shtojnë se shkalla e plotë e kësaj tragjedije mbetet e panjohur, pasi shumë prej vdekjeve të fëmijëve emigrantë vazhdojnë të mos regjistrohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)