31 të vdekur nga shpërthimi i gazit në Rusi
Moskë, 3 janar - 31 veta, duke përfshirë katër fëmijë, janë konfirmuar të vdekur deri tani nga një shpërthim gazi në Rusi, njoftoi Ministria ruse e Emergjencës.
Trupi i viktimës së 31-të u nxor nga rrënojat e një godine dhjetëkateshe banimi në qytetin Magnitogorsk të rajonit Chelyabinsk të Rusisë.
Punonjësit e kërkim-shpëtimit po përpiqen të gjejnë dhjetë veta të tjerë, që mendohet se ndodhen ende nën rrënoja.