240 mijë njerëz humin jetën në Siri nga viti 2011

Damask, 9 gusht - 240 mijë persona, mes tyre 12 mijë të mitur kanë humbur jetën si pasojë e luftës së imponuar civile në Siri që nga viti 2011.
Bilanci tragjik është bërë i ditur nga Observatori Kombëtar i të Drejtave të Njeriut.
Sipas raportit, 72 mijë persona, mes tyre të rritur dhe të mitur, janë vrarë nga terroristët dhe 10 mijë prej të cilëve vetëm në dy muajt e fundit.
Teroristët e mbetur që janë vrarë gjatë luftimeve në janë 71.781 persona, mes të cilëve 11.964 terroristë të brendshëm.
Organizata deklaron se 88. 616 persona kanë humbur nw radhët e ushtrisë dhe forcave popullore të Sirisë, më shumë se një e treta e totalit.
Gjithashtu viktimë e luftës kanë mbetur edhe terroristë të huaj, me një numër që shkon në 34 384. Vdekje të paçertifikuara, me identitet të pazbuluar apo përkatësi janë 3225.
Ajo që shqetëson grupet e të drejtave të njeriut janë edhe 30 mijë të tjerë që rezultojnë të zhdukur, prej të cilëve 20 mijë janë ekzekutuar me vdekje nga terroristët në Siri.
Situata kritike në Siri duket pa një zgjidhje, ku lufta mes fraksioneve vijon, ISIS kërkon vendosjen e Kalifatit në disa pjesë dhe mijëra njerëz po lënë vendin në kërkim të sigurisë.