222 të vdekur nga cunami në Sund të Indonezisë
Jakarta, 24 dhjetor - Agjencia Kombëtare për Zbutjen e Fatkeqësive (BNPB) e Indonezisë bëri të ditur që numri i të vdekurve nga cunami i së shtunës në mbrëmje në ngushticën Sund ka arritur në 222.
Sipas shifrave të publikuara në një deklaratë nga zëdhënësi i BNPB-së Sutopo Purwo Nugroho, cunami ka shkaktuar gjithashtu 843 të plagosur dhe 28 të humbur.
Ndërkohë që më shumë se 500 banesa e objekte janë dëmtuar rëndë dhe mbi 350 anije janë shkatërruar. Shumica e viktimave janë banorë vendorë dhe turistë.