2015, popullsia e Kinës do të jetë afro 1.4 miliardë
Pekin, 4 korrik - Sipas njoftimeve të agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, nga viti 2011 deri në vitin 2015, popullsia e përgjithshme e Kinës do të jetë 1 miliardë 390 milionë.
Popullsia qytetëse do të kalojë 700 milionët, duke u kaluar atë fshatare dhe përqindja e urbanizimit do të kalojë 50.
Ndërkohë, do të shpejtohet plakja e popullsisë. Në vitin 2015, numri i të moshuarve do të kalojë 200 milionë.
Drejtori i Shoqatës së Studimeve të Popullsisë të Kinës, Zhang Weiqing vuri në dukje se zhvillimi i popullsisë së Kinës ka hyrë në një periudhë të re.
Gjendja e popullsisë do të jetë më e ndërlikuar, duke sjellë ndikime më të dukshme ndaj burimeve dhe mjedisit.