20 ushtarë kanë humbur jetën nga një atentat me bombë
Islamabad 19 janar - Shpërthimi i një bombe sot, gjatë kalimit të një karvani ushtarak, shkaktoi vdekjen e 20 ushtarëve ndërkohë që 30 të tjerë janë plagosur, në veriperëndim të Pakistanit, bëjnë me dije autoritetet.
Lëvizja Kryesore e Talebanëve të Pakistanit (TTP), ka marrë përsipër kryerjen e këtij atentati. Ne marrim përsipër kryerjen e këtij atentati, në kuadrin e luftës ton kundër një sistemi laik, deklaroi Shahidullah Shahid, zëdhënës i talebanëve.
Atentati ndodhi në Bannu, në veriperëndim të vendit, pranë zonës fisnore të Veziristanit të Veriut, bastion i talebanëve afganas dhe pakistanezë, madje edhe të grupimeve të tjera islamike të lidhura me al-Kaidën.