24 Dhjetor 2024

18 për qind e evropianëve jetojnë në banesa tepër të vogla

Bruksel 26 shkurt - Rreth 18 për qind e evropianëve, apo një prej gjashtë personave kanë jetuar në vendbanim tepër të ngushtë në vitin 2009, tregojnë të dhënat e shërbimit statistikor evropian Eurostat.

Gjendja është shumë e ndryshme në disa vende të caktuara, konstaton Eurostati dhe thekson se vetëm një për qind e qipriotëve jetojnë në vendbanim tepër të ngushtë në krahasim me 58 për qind të letonezëve.

Një njeri jeton në vendbanim tepër të ngushtë, nëse amvisëria nuk disponon me së paku një dhomë për familjen apo nëse anëtarët tjerë të cilët nuk janë të rrethit më të ngushtë nuk kanë hapësira individuale.

Sipas kritereve evropiane, fëmijët e moshës prej së paku 12 vjeç duhet të kenë dhomë personale, përveç nëse nuk janë të gjinisë së njëjtë dhe atëherë mund të jetojnë nga dy në dhomë. Kushtet në shtëpi mund të analizohen edhe në bazë të problemeve me lagështinë, errësirën apo praninë e banjës, bën të ditur Eurostati në studimin për shtëpitë.

Përqindja e popullatës që jeton në një vendbanim dhe që shprehet se ka probleme me lagështinë lëvizë prej 5 për qind në Finlandë, 7 për qind në Sllovaki dhe në Suedi, 31 për qind në Slloveni, 29 për qind në Letoni dhe 24 për qind në Bullgari.

Përqindja e popullatës që jeton në banesë, që e konsideron si jopërkatës lëvizë prej 4 për qind në Sllovaki, Holandë, Çeki dhe Finlandë deri në 16 për qind në Slloveni dhe 11 për qind në Letoni dhe Britani të Madhe.

Dallime thelbësore ekzistojnë ndërmjet vendeve anëtare të BE-së lidhur me nyjet sanitare në shtëpinë. Përqindja e njerëzve që jetojnë në shtëpi pa tualet të brendshëm lëvizë prej më pak se 1 për qind në 15 shtete – anëtare të BE-së deri në 43 për qind në Rumani, 26 për qind në Bullgari dhe 17 për qind në Lituani dhe në Letoni.

Përqindja e njerëzve që jetojnë në shtëpi pa banjë apo dush, lëvizë prej më pak se 1 për qind në 17 shtete – anëtare deri në 41 për qind në Rumani, 18 për qind në Letoni dhe 16 për qind në Lituani dhe në Bullgari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)