16 mijë banesa në Angli pa energji elektrike
Londër, 15 shkurt - Agjensia metereologjike e Anglisë njoftoi për hyrjen e një vale të re stuhie në Angli në kushtet kur mbi 16 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike dhe shumë banorë të rajoneve jugperëndimore të Anglisë janë detyruar të shpërngulen Skynews njoftoi se një stuhi e re e shoqëruar me reshje të mëdha shiu dhe bore do të godasë nesër rajonet jugperëndimore të Anglisë ku gjendja aktuale është alarmante.
Kryeministri anglez David Cameron ka deklaruar se do të merren të gjitha masat për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të dëmtuara nga stuhia, por banorët e këtyre zonave kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj indiferencës së qeverisë angleze dhe kanë deklaruar se politikanët anglezë shkojnë në zonat e dëmtuara nga stuhia vetëm për të bërë foto.