Di Velt: Shengen zona para kolapsit
Berlin, 13 prill - Gjatë takimit të ministrave të punëve të brendshme të Bashkimit Evropian (BE) u bë e qartë se nuk ka politikë unike lidhur me emigrantët, shkruan gazeta gjermane Di Velt.
Gazeta komenton se kryeministri italian Silvio Berluskoni me politikën e tij të vizave është i izoluar dhe se në Shengen zonën ka mospajtime serioze.
Italia dëshiron që ta shfrytëzojë hapësirën pa kufij në Shengen zonën, për ta zgjidhur problemin me fluksin e imigrantëve nga Tunizia.