30 Nëntor 2024

Tracey Ann Jacobson nominohet ambasadore e SHBA-ve në Kosovë

Washington, 24 janar - Në një komunikatë të e Shtëpisë së Bardhë të publikuar në web faqen e tyre bëhet e ditur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka nominuar për ambasadore të SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Lidhur me nominimet e reja që Obama ka vendosur t’i bëjë në përfaqësitë diplomatike në disa shtete, si dhe për disa poste në administratën që ai udhëheq.

"Unë jam mirënjohës që këta individë të talentuar dhe të përkushtuar kanë rënë dakord për të marrë këto role të rëndësishme dhe për t’i shërbyer popullit amerikan. Pres me padurim të punojë me ta në muajt dhe vitet e ardhshme”, ka thënë Obama.

Pasi të jetë konfirmuar nga Senati, Tracey Ann Jacobson do të zëvendësojë Christopher Dellin, i cili është ambasador i SHBA-së në Kosovë që nga viti 2009.

Në njoftimin e plasuar në ueb faqen e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Jabson më parë ka qenë ambasadore e SHBA-së në Taxhikistan, në Turkmenistan, ndërsa ka shërbyer edhe si zëvendës shefe e misionit në Ambasadën amerikane në Rigë të Latvisë.

Jacobson ka shërbyer edhe si zëvendës sekretare ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa ka punuar si diplomate edhe në disa shtete tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)