Gjermania pret 800.000 punëtorë nga Evropa Lindore
Berlin, 27 prill - Paga e mirë si edhe shumë vende të lira pune e bëjnë Gjermaninë ndër vendet më atraktive të BE-së për punëmarrësit nga Evropa Lindore. Gjermania pret 800.000 forca pune nga Lindja.
Këto shifra i bëri të ditur pak ditë para futjes në fuqi të lirisë së punësimit në tregun e BE-së për shtetet lindore të BE-së, Enti Federal i Statistikave.
Sipas autoritetit Gjermania në vitin 2008 zinte vendin e pestë në renditjen e pagave më të mira në Evropë, pas Danimarkës, Luksemburgut, Holandës dhe Britanisë së Madhe.
Të dhëna më të reja për këtë nuk ka. Instituti i ekonomisë gjermane shikon në punësimin e fuqisë punëtore nga Lindja një "shans unikal" për Gjermaninë.
Michael Hüther tha se rënia e kufizimeve të punësimit brenda BE-së në Maj, vjen në momentin e duhur.
Kufizimet për punësimin në BE, vlejnë deri në 2013 për anëtarët më të rinj të BE-së, Rumaninë dhe Bullgarinë.