05 Janar 2025

Zoti Vllasi jeni subjektiv

Shkruar nga  Faton Abdullahu

1)    Zotëri Vllasi unë konsideroj se nuk mund të gjykohet drejtë për Demonstratat e vititi1981, nisur nga dëshpërimi dhe zhgënjimi i madhë që kanë ngjallur te qytetarët e Kosovës që nga paslufta, pushtetarët, politikanët  por edhe disa intelektual të cilët kanë lidhje trashëgimie të njëjtë politike, me ata që organizuan demonstratat e vitit 1981, apo që ishin pjesëtarë të grupeve ilegale në Kosovë.

Më duket se ju keni dhënë këto ditë këtë vlerësim shumë negativ për këto ngjarje, duke llogaritur se mu ky zhgënjim do t\'u jap vlerësimeve tuaja justifikim.

Kjo është e saktë po aq sa edhe ajo e vërteta tjetër se fakti që ju ishit në pushtet në kohën kur kundër atij pushteti demonstruan të rinjtë e Kosovës, nuk duhet t’ju bëjë subjektiv deri në atë masë që edhe sot pas aq vitesh të mos e pranoni se Demonstratat e vitit 1981 ishin ngjarje në thelb afirmative, pavarësisht pasojave dhe ngjyrimit dhe për më keq t’i akuzoni ato me plot mllef e inat për stalinizëm dhe enverizëm.

Ju nuk ishit në anën e mirë të historisë, por pjesa më e madhe e shqiptarëve me zemërgjerësinë e tyre pragmatike kanë dëshmuar pandalshëm se, juve dhe të tjerëve si ju, nuk ju kanë leçitur, ndëshkuar apo shpallur tradhtar për këtë rreshtim.

As unë, përndryshe nuk do ta merrja mundin që t’ju kundërshtoj. Është koha për ato ngjarje të mendohet pa pengesa të tilla, unë po përpiqem ta bëjë mu këtë.

2)    Pa të drejtë, shumë grupe ilegale, konkretisht shumë anëtarë e simpatizantë të atyre grupeve, dhe jo pak intelektual, konsiderojnë edhe sot se me Demonstratat e vitit 1981 filloj edhe shpërbërja e Jugosllavisë.  Ata janë subjektiv, besa edhe jo modest kur konstatojnë kështu.

Unë e di z. Vllasi që ju pajtoheni me mua në këtë pikë. Kjo tezë thjeshtë nuk qëndron, sepse shqiptarët e Kosovës në atë kohë nuk e kishin potencialin e mjaftueshëm për ta bërë një gjë të tillë kundër atij shteti, në atë kohë ende të fortë.

Themelet e Jugosllavisë do të lëkunden më vonë, vetëm kur do të ndeshen dy koncepte bazë mbi te ardhmen e saj, njëra kroato-sllovene liberal demokratike dhe decentraliste e cila do të përkrahet më pas nga perëndimorët dhe tjetra centraliste serbe të cilën do ta synoj Serbia dhe të tjerët që e përkrahnin idenë e një Jugosllavie unitariste, në masë të madhe pro-ruse.


3)    Po kaq, në mos edhe më shumë, është e pasaktë edhe teza tjetër e po të njëjtëve se, Demonstratat e vitit 1981 bashkë me ato të Solidarnostit (1981) në Poloni ishin protestat e para antikomuniste në Evropën. 

Demonstratat e vitit 1981 nuk kishin karakter antikomunist, ato kishin karakter anti-jugosllav. Por të qenët kundër Jugosllavisë, sistemit politik të vetëqeverisjes dhe Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, nuk i bënte ato antikomuniste, sepse ata nuk ishin për pronën private, sistemin pluralist, apo tregut e lirë. Ju do të pajtoheni zoti Vllasi edhe me këtë pikë, jam i sigurt.

Për më shumë, unë konsideroj se kjo ambalazh e kuqe e kësaj mendësie politike, në një mënyrë dhe dua ta përsërisë në një mënyrë, e ka vonuar lirinë dhe hapërimin tonë si Kosovë drejtë pavarësisë, sepse e ka bërë inkompatibile me erërat liberal demokratike anti-komuniste që do të fryjnë më vonë në Evropën Lindore. Por përderisa u gjykova ta them këtë, duhet ta them edhe tjetrën se, përndryshe ju mbes borxh.

Edhe ju, dhe të tjerët si ju, apo thënë ndryshe e gjithë nomenklatura e asaj kohe në pushtet, ishit komunist. Gjithsesi nëse përdori emërtimin për ju dhe të tjerët si ju ‘titist’ ju ishit variant më i butë i komunizmit, në krahasim me atë më të vrazhdë “enverist” po ama megjithëkëtë komunist ishit.

Dhe përderisa në Evropën Linodore intelektualët dhe ‘opozitarët e nëntokës” disa nga ata edhe në pushtet në atë kohë, po i përpunonin idetë e mëdha për tregun e lirë, sistemin pluralist, pronën private dhe të drejtat e njeriut, ju dhe nomenklatura e asaj kohe ishit kundër koncepteve të tilla perëndimore, sepse megjithatë, ju ishit komunist, pa as më të voglën shenjë se mendonit ndryshe apo diçka ngjashëm me botën opozitare që po ngjallej në Evropën Lindore, gjë që gjithsesi do ta vonoi shumë ecjen tonë si Kosovë drejtë lirisë dhe pavarësisë, sepse as ju dhe të tjerët si ju, nuk do të jeni kompatibil me liberal demokracinë që do të vinte më pas.

Nëse kujtojmë prapambetjen në ekonomi dhe në të gjitha fushat e tjera në Kosovën e asaj kohe si dhe numrin e madh të të burgosurve politik në atë kohë, mund të konstatohet se titizmi në përmasa jugosllave nuk ishte i njëjtë me titizmin kosovar. Ky i dyti ishte larg më i vrazhdë, represiv dhe më anti-perëndimor.

4)        Demonstratat e vitit 1981 e ndalën afirmimin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës. Këtu pajtohem me ju. Kjo është e saktë. Po ama ky ishte proces i pashmangshëm historik.

Nuk mund të ishte ndryshe. Ai afirmim jo i plotë i pas-brioneve në Jugosllavi megjithatë ishte vetëdijesim i mjaftueshëm nacional për të reaguar, për të mos e pranuar padrejtësinë historike të të qenit të shqiptarëve nën Serbi, nën Jugosllavi. Shqiptarët deri më 1981u afirmuan për ta parë se sa padrejtësisht janë të pa afirmuar.

Apo thënë ndryshe u afirmuan për të demonstruar që të kërkojnë më shumë afirmim. Këtë ju nuk e kuptoni sepse jeni subjektiv në vlerësimet e juaja. Ju mendoni se këtë afirmim do të duhej ta vazhdonit ju dhe nomenklatura e asaj kohe e komunistëve shqiptarë të Kosovës.

Kështu mendojnë shumica e komunistëve shqiptarë të asaj kohe apo trashëgimtarët e tyre sot. Më 1981 filloj një afirmim tjetër nacional.

Një mendësi tjetër. E cila përkundër ngjyrimit në formë, pra me të kuqe, në përmbajtje ishte afirmative sepse ishte, kundër Serbisë, kundër Jugosllavisë dhe për pavarësinë e Kosovës. Ky ishte thelbi i reagimit të shqiptarëve më 1981.

5)    Duke konstatuar se ende nuk dihet se kush janë organizatorët e demonstratave të vitit 1981, se pas tyre u ndal afirmimi nacional, se u shtua  represioni ndaj shqiptarëve, se u reduktua autonomia përmbajtësore, ju dhe të tjerët si ju aludoni në atë se, demonstratat e vitit 1981 i inicioj dhe organizoi sigurimi i asaj kohe i Serbisë. Tezë e paqëndrueshme e rrezikshme dhe antihistorike.

E di që ju z. Vllasi  mendoni të kundërtën, nuk jeni i vetëm. Kjo ishte tezë e atyre komunistëve shqiptarë, pra edhe e juaja në atë kohë, të cilëve ju ishte prishur rahatia dhe ishit të bindur se vazhdimi i komunizmit vetëqeverisës jugosllav ishte e vetmja alternativë.

Unë mendoj se për t’i justifikuar kualifikimet e tyre që ua bën demonstratave si kundër revolucionare, për t’i justifikuar masat që i ndërmorën kundër studentëve demonstrues të cilat ishin të ashpra, komunistët shqiptarët të Kosovës, erdhëm me sajesën e pavërtetë se ato ishin të organizuar nga Serbia.

Kjo është teze e tyre. Kjo tezë ende vazhdon të jetë e pranishme. Duke e njohur mendimin e shqiptarëve për Serbinë dhe në përpjekje për t’i parandaluar demonstratat në atë kohë u hodh kjo ide me qëllim që bashkëpunëtorë të Serbisë të paraqiteshin organizatorët e demonstratave kurse pushtetarët komunist të Kosovës të paraqiten si bartës të afirmimit nacional të shqiptarëve.


6)    Zoti Vllasi unë jam i mendimit se në Ballkan kanë ekzistuar dy Enver Hoxha. I pari ka qenë ai i vërteti, ai i Shqipërisë, diktatori komunist stalinist, ai satrapi i cili ka vrarë shqiptarët dhe ka mjeruar Shqipërinë dhe ai i cili për Kosovën nuk ka dhënë pesë pare kurrë në jetën e tij. Por ka ekzistuar edhe ai i dyti Enver Hoxha i Kosovës.

 Ai të cilin shqiptarët e Kosovës e kanë sajuar me nevojën për të pasur një lider, një mbështetje. Kjo kuptohet aq më shumë kur dihet se sa e si ishte Shqipëria e mbyllur në atë kohë.

Ai për ta ka qenë Enver Hoxha që e donte Kosovën, që do ta ndihmonte atë, që do të sakrifikohej për të. Këtë Enver Hoxhë e donin shqiptarët e Kosovës, sidomos grupet ilegale, jo të vërtetin.

Ky mendoj unë është shpjegim më me vend, sesa të thuhet, sikundër thoni ju se, qëllimet e Demonstratave të vitit 1981 ishin krijimi i një shteti komunist enverist. Ky është nonsens.

E vërtetë e hidhur është se në Kosovë Enver Hoxha i vërtetë, vdiq larg më herët se Enver Hoxha i sajuar i Kosovës. Kjo është e pajustifikueshme pas aq ndryshimeve dhe hapjes së Shqipërisë.

Disa ende e mbajnë foton e tij në shtëpitë e tyre e mund të jenë deputet apo pushtetarë të lartë në Kosovë.

 Mendoj se ata ashtu sikundër edhe ju, nuk pajtoheni me shpjegimin tim, për ekzistimin e dy Enver Hoxhave tek shqiptarët në Ballkan. Për interesa të ndryshme të ngushta e subjektive e shihni atë si një dhe të vetëm.
7)   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)