12 Nëntor 2024

Ismail Kadare lajmëtar i lirisë

Shkruar nga Besim Xani

Emanuel Macron Presidenti i Francës duhët të i shtohet jurisë së komunitetit të Nobelit për ti analizuar kryeveprat e letërsisë botërore, ishte mahnitëse depërtimi deri në detaje i analizës së veprës monumentale të Ismail Kadarese që i bëri në Tiranë gjatë dorëzimit së qmimit “Oficeri i madh i legjionit të nderit”.

Po përmendim vetëm hyrjen që e nis me thënien e filozofit Romak Seneka ai citon Seneken se “Jeta është luftë dhe ju zoti Kadare zgjodhët shkrimin për të luftuar” ju qysh në rininë e hershme u blinduat nga gjenitë e njerëzimit Homeri, Eskili, Servantes në menyrë që të mbroheni nga indokrinimi i pedagogëve të Universitetit të Tiranës nga parulla e realizmit socialist, edhe në Moskë në Institutin Gorki ju nuk i duartrokitët letërsisë sovjetike por ju filluat të shpërndani melankoli dhe mjegull pra edhe vetë Kadare diku në veprat e tij thotë se “Arti nuk është aspak festiv është i zymtë, i trishtueshëm, ushqehet nga vdekja dhe në produktet e saj nata, gjumi, ëndërrat, si dhe brerja e ndërgjegjes, pa këto koncepte nuk do të kishim letërsi e këta na i mësuan grekët antik.

Qfarë ka më madhështore sesa të jesh në favorin e jetës dhe kundër vdekjes këtë e dëshmon vepra e tij monumentale “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” kjo vepër është kundër vdekjes thotë Drago Delitic studiues i veprës së tij.

Ismail Kadare edhe kur e mori qmimin në Jerusalem e mori me motivim se vepra e tij është e mbushur me frymë lirie ku siç thotë Kadare  “Gjysma e veprës sime nuk e di a e dinë këta zotërinjë, që më jepën këtë qmim se është shkruar në robëri” .

Mos të harrojmë

Zhan-Pol Sartrin filozof francez fitues i qmimit Nobel për letërsi është cilësuar si filozof i lirisë, talenti i rrallë i Emanuel Macronit u hetua kur Ismail Kadarene e quajti “Lajmëtar të lirisë” Vepra e Kadarese rrezaton liri, humanizëm, është vepër e pikëlluar për fatin e njeriut, ai çdo herë flet në favorin e jetës dhe kundër vdekjes.

Kur e mori qmimin Princi i Asturias fjalimin monumental e përfundoi me fjalen “Arti nuk e sulmon jetën, por lufton që jetën ta bëjë të bukur më të jetueshme” ai madje në një vend thotë se “Çdo vetëvrasje është alarm që shpirti njerëzor nuk pranon të thahet” qfarë mesazhi më madhështor duhet të ketë një vepër letrare për të fituar qmimin Nobel sesa këto porosi që po i shkruajmë.

Në pika të shkurtra le të kujtojmë esenë (Eskili ky humbës i madh) pas vrasjës së Agamemnonit nga gruaja e tij Klitemnestra ende pa iu ftohur gjaku Klitemnestres për krimin e bërë fillon dhimbja njerëzore ajo thotë “Agamemnonin e mjerë në botën tjetër askush nuk do ta presë përveq vajzës së tij Ifigjenisë ulur afër një lumi të lotëve, ajo do t’ia vendosë duart në krah dhe do ta puthë me një mall të madh.

Mjafton ky ekskurzion i shkurtër duke zënë fill me analizën e Emanuel Macronit që i bëri veprës së Kadarese, kjo na bind se vepra e tij është e përbotshme ashtu siç janë të përbotshme dhe akohore veprat e Kafkës, Dostojevskit dhe Borgesit, vepra këto të mbushura me ferr ku përgjithmonë njerëzimit do t’ia prishin gjumin.

Vetëm arti i madh i letërsisë na thotë Ismail Kadare bën kompromise me gjërat e pamundura, ta kujtojme kryeveprën e parë të letërsisë botërore “Epin e Gilgameshit” kryevepër kjo e para në historinë e letërsisë botërore që guxoi ta qortoj vdekjen qka duhet të përfshij një kryevepër e letërsisë për tu lauruar për qmimin Nobel?! nuk e di qka është dashur të shkruaj Ismail Kadare për të fituar këtë qmim.

Këtë shkrim po ta studionin njerëz si Emanuel Macroni Kadare do ta fitonte qmimin Nobel të letërsisë ngase bukuria e fjalës së tij, thellësia e mendimit, origjinaliteti dhe porosia univerzale në favor të jetës kundër vdekjes, luftëtari i lirisë, vlera këto që gjinden në veprën e Kadarese janë vlera që komiteti i Nobelit do e kishte pasuruar bibliotekën e vetë me një vepër monumentale akohore të përbotshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)