Të duam atdhe, por më tepër veten
Shkruar nga Avni Tafili
Kjo është thirrja e shumë udhëheqësve atdhedashës. Jo kështu e plotë. Pjesën e dytë e thonë në heshtje.
E duan atdheun më tepër se veten kur të kenë plotësuar të gjitha nevojat e tyre. Kur të kenë ngritur pallate e një jetë superluksoze.
Kur të kenë stërngirë egot e tyre. Kur të jenë lodhur nga stërngopja, më duar në bark, thonë: Sa shumë të duam atdhe.
Aq shumë e duan atdheun, sa slënë ditë e festë kombëtare pa shënuar e festuar. Slënë cep flamur kombëtar pa vendosur.
Slënë këngë patriotike pa kënduar e buçitur. Slënë fjalë të bukur pa thurur e thënë për dëshmorët e kombit.
Slënë gjë pa bërë për të ngritur lart lavdinë e martirëve të lirisë! Këtë e bëjnë të ngopur. Jo të uritur e të djersitur.
Janë atdhetarë të mëdhenj, atdhedashës të pashoq. E duan shumë atdheun dhe bashkatdhetarët e tyre.
Dhe këtë, pasi ti kenë arritur të gjitha gjërat e tyre në jetë! Qoftë edhe mbi gjakun e dëshmorit, mbi djersën e punëtorit, e mbi lotin e të riut.
Me thirrjet e tyre, Të duam atdhe... por më tepër veten.