S'ka më me hanger banana
Shkruar nga Flora Morina
U bë bajat. Njerëzit po ikin, por jo për qejf, zori e kiameti i njerëzit i shtynë me menduar se ku do te mbetet familja e tyre dhe ne çfare kushte do të jeton.
Paramendoni sa njeriu ka ik, e të gjithë ankohen, por skanë më ndoshta as ku të kthehen, e të vinë e ti shohin qysh po përparojnë partitë politike me parat e popullit a? Kjo është e tmerrshme.
Përplot telashe dilni në Prishtinë vetëm shikoni sa ndërmarrja po bankroton e sa objekte ne qendër të qytetit po i lëshojnë me qira? Ska me as çka të vynë me marr me qira objekte, jo fitimi, korrupsioni.
Ndërmarrjet private të lidhur me pushtetin vetëm ato mbi jetojnë këta tjerët ecën, sipas kësaj dinamike pritet gati 50 % e ndërmarrjeve të vogla që funksionojnë në Prishtinë të mbyllën nga pronarët e tyre, sepse është e pa mundshme që të mund të mbajnë më ndonjë dyqan e lere më fabrikë a?
Me u marr me një klasë të tillë politike që përtej hunde sheh vetëm para : dollar, franga e përplot valuta është gjynah ,se jeta e luksit të kësaj klase politike është aq e gjerë sa që përfshinë strukturën e disa gjeneratave të familjes së tyre që nuk do te jenë objektiv i fukarallëkut.
Dugaja, butika e automjete, fakultete, shkolla privat e publike gjithçka fabrikë a ndërmarrje private ndërtimore, sektori i ndërmarrjeve private ka punuar me partitë politike si të ndërron partia ata kanë gjasa me bankrotuar, kjo është gjendja që kanë sjellë patit politike aktuale.
Gjithë çka ka ardhur duke u bërë bajat, besoni as bananet spo hahen si këtyre here, ska pare, por po fillon koha e kerlanave e përpeqëve si ne vitet 50 ,nëse shkoni në një mini- market ka gjasa ta harxhoni rrogën për një ditë, e në fushatën parazgjedhore na patën premtuar se veç në keksë e çokollata kemi me jetuar, realisht po duket se kemi me jetuar vetëm prej reklamave televizive duke i parë këto mallra.
Do politikan të opozitës po ngritën ne mëngjes me para nëpër banka perëndimore, e në xhirollogari iu kanë pak a tërë ditën shëtitën kafeve sikurse deputetet të gjithë i gjen në Ringsë në shesh tu pi kafe, punë kanë vetëm njëherë në javë, pra pjesën tjetër të punës e kanë në Rings.
E rroga iu ecë si me punua e në Gjermani, mirë shumë, rri kotë e merr mandat kotë e shëtit, një pjesë e tyre çdo dytën ditë janë në Durrës apo në shtetet perëndimore duke bërë qejf me parat tona ,kështu është gjendja në Kosovën e lodhur nga varfëria e pa punësia.
Unë spo di as qysh po munden këta njerëz me votuar për këto parti njëjtë që 15 vjet, ndoshta dy mandate i hanë diqysh po qysh me i votuar me rrena e me iu dhanë rroga e disa me i bërë deputet e me dal me protestuar për të ardh në pushtet, a jep njeri vota për parti të tilla që ëndërr e shohin parat e qytetarëve, si po shkon puna ka nevojë si popull me u këshillua a jemi kesajde?
Apo çka është duke u bërë në këtë shtet, a voton njeriu me iu dhanë paga tjerëve e vet me i ndejt pa punë. Kjo nuk bon kund vaki, me marr rrogën duhet me merituar e jo me ndejë kafeve edhe me ec rroga mujore, kjo nuk shkon kurrqysh? Ska kuptim e askënd smundesh ta bindesh që është normal.
Postet publike janë bërë përnjëmend publike gjithkush mund ti ketë edhe me dit ska nevojë se asnjë nuk din, por mirë është më kanë e marr ndonjë rrogë të fortë ne borde publike, rroga badihava duke ndejtur nëpër kafe dhe njëherë në javë me shkuar në borde e me prit pagën e fortë ne muajin vijues dhe me i ndjek dasmat, tash fillon edhe vera edhe pak, e kështu me radhë.
Tash jemi ardhë deri këtu me mund por te jemi të sinqertë jemi lodhur më këta njerëz, nuk kemi të qartë çka do të ndodhë më familjet tona a do te kenë ata edhe ndonjë ditë me hanger normal si njerëz apo do të zbarkoj fukarallëku i fortë, tash qeveria ka kohë më pritë, nuk ngutet, për veti janë mirë e për popull ka kohë, mos kofsh popull ne Kosovë se sje kërrkushi?
As nuk mundesh me u ngij bukë e lere me sigurua diçka për fëmijët .Ky realitet po ndodhë , duhet më ndryshuar populli këtë klasë politike që qeverisur deri me tash pa dallim me krye populli me këta njerëz keqbërës me ndal vuajtjen e mjerimin.