04 Janar 2025

Si të ndalet degradimi i shtetit

Shkruar nga Blerim Burjani

Kosova pas shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008 kishte ngjallur shpresën të  të  gjithë qytetarët  e Kosovës, tash ky shtatë vjetor Kosovën e nxënë me një dëshpërim dhe ikje të qytetarëve të saj përderisa politikanët aktual pa dallim janë  marr me homazhe  dhe kanë vizituar  heronjtë e luftës së fundit, kjo është bërë rutinë për secilin për vjetor të shkojnë të varrezat e dëshmorëve dhe heronjtë e luftës sa për të dal në televizione dhe të kthehen në punën dhe avazin e vjetër të qeverisjes.

Ky për vjetor një pjesë të madhe të qytetarëve të ikur i nxënë ata në shatorre dhe kampe azilantesh e një pjesë duke bredhur tërë ditën nëpër metrotë e Parisit dhe Budapestit e Berlinit.

Askush nuk e kishte pritur nga ata që sërish do të shkonin gjetiu për të kërkuar paqen sociale dhe ekonomike.

Ata tash janë të braktisur dhe të lënë vetëm nëpër hapësirat e shumta kolektive pa shpresë dhe pa ditur se çfarë do të ndodhë më ta?

Shumë qytetar i shtynë  plotë faktor të dëshpërohen nga jeta në Kosovë duke mos gjetur kushte dhe stabilitet për vetën dhe familjen përderisa institucionet e shtetit janë uzurpuar nga partitë që kryejnë punë për familjarët e tyre dhe militantet partiak.

Askush nga këto parti nuk u mur me jetën e qytetarëve  , ata nuk gëzuan asgjë përveç papunësisë ,mjerimit social, dhe degradimit institucional  atë  qeverisës,edukativë dhe shëndetësor.

Të gjitha arsyetimet që skano buxhet nuk dhesin nga kryeministri apo koalicioni aktual dhe ai opozitar që e ka më së lehti por edhe kjo opozitë  janë përgjegjës për këtë anarki totale që mbretëron. 

1. Luftimi i korrupsionit: duhet te merren masa konkrete dhe te epet mesazh i qartë nga shteti  për të u ballafaquar me të gjithë ata të cilët kanë shkel parimet dhe besimin e qytetarëve.

Të fillojë një hetim i gjerë  i të gjithë fuksionerve publike  2000-2015 pra  deri me  sot, mënyra e pasurimit të tyre , shkollimin e përfunduar dhe marrjen e titujve akademik.

Bashkë partiaket   përkatësisht partitë politike duhet të bashkëpunojnë me prokurorin e shtetit për të pastruar shtetin nga plaçkat e deritashme.

2. Ndalja e nepotizmit institucional : nuk  duhet zgjidhur probleme personale,familjare, partiake ,klanore dhe grupore  njerëzit të ashtuquajtur politikan, ata duhet te jenë në shërbim te  qytetarëve.

Punësimi  duhet të jetë ekskluzivisht  bazuar  në përvojën institucionale dhe nivelin e përgatitjes profesionale duke përfshirë këtu edhe trajnimet  e kryera profesionale.

Punësimi  nuk duhet të bëhet si rezultat i  lidhjeve  familjarëve të politikanëve  dhe njerëzve me ndikim. Duhet te rishikohet punësimi në shërbimin civil dhe atë publik,  si dhe të rishpallen konkurse të reja për pozita të caktuara qe mbahen nga familjar dhe bashkë partiak.

Në një analizë të deritashme të bërë nga Instituti i Kosovës për Politika Zhvillimore rezulton se 70% e të punësuarve në shërbimin civil dhe atë publik kanë mbajtur  pozita  të larta publike pa shkollim superior madje edhe  të sekretarëve të përgjithshëm përgjatë viteve 2001-2011.

Kjo është brengosëse për të gjithë kuadrot reja dhe dekurajuese për kuadrot që kanë kryer shkollimin superior dhe studime pas diplomike edhe  në universitetet prestigjioze.

Duhet te kryhet një hetim nga inspektorati i punës apo KPMK për të rekomanduar masa tjera në këtë drejtim. Në një studim të IKPZH  thuhet rreth 85% e të punësuarve vijnë nga komunat tjera dhe që nuk janë banorë të Prishtinës ose janë bërë në ndërkohë  banorë të kryeqytetit.

Kjo përqindje e lartë tregon indikacionit e ndikimeve partiake nga regjionet që vijnë partitë politike.  85 % të ambasadorëve të Kosovës dhe konsujt vijnë nga PDK(shih listën e ambasadoreve dhe konsujve nga PDK dhe LDK ). 

Një pjesë tjetër vijnë nga LDK .Shumica ambasadorëve janë politikanë ose kanë mbajtur pozita të larta partiake  ,kjo do të thotë se partitë politike-shefat  partiak  janë të involvuar direkt në caktimin e  ambasadorëve të shtetit.  
  
3. Partitë nuk mund te jenë mbi shtetin: partitë janë mbi kushtetutën dhe ligjin , një pjesë e tyre nuk e din që ka “institucione të rendit”,për ta janë vetëm figurative,  sipas tyre ata janë themelues të tyre dhe kanë punësuar të afërm,  familjar ose partiak të tyre në këto institucione  dhe për këtë nuk kanë nevojë ti “respektojnë ato fare”.

Shërbimi  korrektues i Kosovës ka quar dorë kaherë nga njerëzit e fuqishëm të burgosur sa për sy e faqe , një pjesë e tyre shëtitet nëpër qytet deri vonë dhe kthehet sipas dëshirës së vet.

Disa vizitojn QKUK sipas  vullnetit  të tyre dhe kërkesat për hospitalizim janë shtuar nga 95% të rasteve të burgosurve për krime të rënda.

Gjatë ngërçit politik një bllok i partive politike u  morën me veprime antikushtetuese dhe lanë pengë themelimin e institucioneve të shtetit mbi 6 muaj, rezultojë me marrjen e postit të kryeministrit nga ana e LDK.

Për ngërçin politik askush nuk u përgjigje para qytetarëve për arsye të thjesht pse  nuk u themeluan institucionet e vendit.

Kjo nuk  rezultojë në marrjen e masave nga Gjykata Kushtetuese,  e cila nuk ka asnjë kompetencë të vetme në çregjistrimin e partive politike që  mund të jenë në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit përderisa shteti i Sllovenisë ka në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese kompetenca ne Nenin 68.4 thuhet: partitë politike që bien ndesh me kushtetutën e shtetit,  ato çregjistrohen nga regjistri partive politike.

Edhe shumica  ligjeve Kushtetuese në regjion ,e  BE kanë normativë të qartë për partitë politike që definohen si grupe interesi apo organizata private  në rastet kur veprojnë në mënyrë antikushtetuese.

4. Zhvillimi ekonomik: 
Është e domosdoshme të themelohet një Fond për Zhvillim Ekonomik i cili do te mbështeste sektorin privat. Ky fond do të stimulonte bizneset vendore dhe do te promovonte zhvillimin ekonomik të shtetit. Ky fond do të parashihte mbështetje dhe kredi për sektorin privat.

Një fond i tillë është i nevojshëm për ekonomin vendore. Stimulimin e sektorit privat me kredi , duhet të mendohet për të marr kredi ndërkombëtar në rastet e problemeve për themelimin e këtij fondi.

Një pjesë e konsideruar e buxhetit duhet të ndahet për këtë fond. Duhet privatizuar 95% të ndërmarrjeve , duhet reduktuar administratën shtetëror ose për të mbajt nivelin aktual por jo më u marr më rritje të stafit shpenzues.

Administrata shtetërore është shpenzuesi më i madh i të hyrave doganore dhe sektori publik. Duhet nxjerr një pako lehtësues për të bërit biznes në Kosovë, psh. Ndërmarrjet e po sa themeluara të lirohen nga tatime për një vit.

Të stimulohet sektori i bujqësisë i cili është pothuajse sektor me i lehtë se për tu përkrahur, pastaj industria ushqimore përgjithësisht .Përveç bujqësisë të përkrahet sektori i industrisë së tekstilit.

Të zvogëlohen apo reduktohen importet për disa kultura bujqësore për të favorizuar produktet vendore. Të krijohen një varg lehtësirash për investitorët e huaj.

Pjesa me e madhe e programit qeveritar duhet t e jetë zhvillimi ekonomike i shtetit dhe krijimi i vendeve të punës. Pa zhvillim ekonomik nuk ka rritje të punësimit ,kjo është e qartë.

5.Të kryhet reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore Nuk ka nevojë të pritet kaq shumë që të kryhen dy reforma të rëndësishme për shtetin.

Kërkohet urgjentisht themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe reforma e sistemit elektoral. Pa ndërmarrjen e një varg masash për konsolidimin e shtetit nuk mund te ketë qytetari optimizëm,duhet të punohet në mënyrë emergjente dhe efikase në këtë drejtim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)