Shteti ka nevojë për një qeveri teknike deri në zgjedhje të reja
Shkruar nga Blerim Burjani
Ngadalë rrethi po mbyllet i pakënaqësive, tash është koha për një iniciativë të re politike, e cila iniciativë e re politike do të kanalizoj interesat e qytetarëve për të i vënë në binare të rregullta.
Një parti e re politike është shumë e domosdoshme qe do të merrej kryekëput me konsolidimin e shtetit dhe për të të ndihmuar qytetarët të lirohen nga shtetit partiak, familjar dhe farefisnor dhe nga të padijshmit, këta deri tash kanë bërë që shteti ti shërbej kësaj kategorie familjare e servilëve rriqra.
Nuk ka mbetur shumë rrugë apo modele për të zgjidhë pakënaqësi të shumta në Kosovë nepotizmi, korrupsioni, punësimi, servilizmi, pa aftësia politike e profesionale, e kanë pruar deri këtu gjendjen alarmante në të gjitha nivelet e funksionimit të shtetit.
Koha është për të punuar për shtetin dhe qytetarin. Këto parti politike që janë përbërës të Kuvendit të Kosovës ndoshta është edhe gjynah më me i dëgjuar se çka thonë, por me analizuar se krejt çka kanë bërë është çmimi më i shtrenjtë qe po e paguajnë qytetarët.
Kjo skene ka degraduar dhe ka degjeneruar qeverisjen me shtetin, e vetmja alternativë mbetet paraqitja e një subjekti të ri politik i cili do te merrej me ri konsolidim të shtetit. Duket se ska tjetër alternativë më.
Mjaftë 15 vjet kanë pas në dispozicion për të u marr me pasurim me parën publike, tash duhet të vij koha e përgjegjësisë për të gjitha të berat, disi duhet të ndryshojë qeverisja në shtet.
Nuk mund të vend -numërojmë dhe të shohim degradim të plotë në të gjitha fushat, degradimi dhe politizimi përveç sistemit gjyqësor dhe atë prokuroria, tash me partitë arritën të marrin ne kontroll edhe Gjykatën Kushtetuese me zgjedhjen e fundit të anëtarëve të rinj përfundon degradimi dhe jo profesionalizimi në këtë gjykatë, tash absolutisht shteti ska më asnjë institucion të pavarur politik por vetëm në letra.
Zgjedhja edhe dy gjyqtarëve të tjerë përveç ati me herët nga kuvendi kompletohet arriti degradimi institucionali dhe i kësaj Gjykate Kushtetuese.
Arsimi gjendet në nivel falimentimi për nga mësimnxënia dhe ushtrimi i profesionit të mësimdhënësit,degradim në këtë fushë ka ndodhë me themelimin e një varg universitetesh publike dhe pa kuadër të mirëfilltë edhe ai që është pothuajse është degraduar paramendon një njeri që ka krye doktoraturën jashtë vendit me një libër të botuar ka arrit të fitojë thirrjen profesor i asocuar, të arri të bëhet prorektor me herët, kush ka dhënë një thirrje akademike të tilla për të bërë cirk me UP, dhe përplot gjera të tjera të stërmbushur kanë falë thirrje akademike dhe ky sistem ka degraduar.
Këta njerëz më smund ta bindin askënd në Kosovë që po punojnë për të mirën e këtij shteti, por që janë duke punuar për të mirën e tyre te familjes ,militantëve politik dhe njerëzve që kanë bërë shkolla nga poste politike, ky është degradim institucional që ka katandisur shtetin.
Mjafton të shikoni listën e ministrave të Kosovës dhe të krahasoni me botën perëndimore, ose merreni krahasoni gjyqtarët e gjykatave kushtetuese në Evropë apo krahasoni edhe me Kenijen dhe me gjerë shikoni sa vjet përvojë duhet te ketë një gjyqtar për të u bërë anëtar i një gjykate kushtetuese minimumi i eksperiencës në gjyqësi ne prokurori apo institucione tjera relevante që ndërlidhen me sistemin gjyqësor është 30 vjet, e në Kosovë referentët juridik e mësuasa të fshatit bëhen gjyqtar ose njerëz të cilët as dhjet vjet si kanë përvojë në gjyqësi apo drejtësi , ose merreni ambasadat përkthyes përplot dhe militant politik , akraba servil si rriqra e bashkë partiak.
Për tu përmirësuar kjo gjendje duhet të ndërtohet një qeveri e gjerë ekspertesh me mandat katërvjeçar për të larguar këtë masë të njerëzve politik dhe akraba prej institucioneve.
Kosova ka nevojë duhet të kalojë në disa faza të konsolidimit:
1. Faza e krijimit të një Qeverie teknike të përbërë vetëm nga ekspertët të cilët do te merreshin vetëm me konsolidimin e shtetit, një mandat i një qeverie të tillë katërvjeçare do të merrej me një program konsolidimi institucional, kjo fazë do të pastronte shtetin nga njerëz të shumtë që kanë keqpërdor shtetin për qëllime personale dhe grupore e partiake,regjionale dhe do të kthehej në binare zhvillimi institucional me njerëz të përkushtuar për punën e tyre dhe me meritat që kanë mbërri deri me tash.
Kjo fazë është e ndjeshme dhe për këtë do të kërkohej që subjektet e sotme që janë në parlament të pajtohen me një qeverisje të tillë kalimtare, e që shtetin do konsolidonte në periudhën katër vjeçare pra do të kryente një reformë të plotë institucionale.
2. Konsolidimi apo reformimi institucional duhet të përfshijë të gjitha nivelet institucionale pra administratën publike, sektorin e arsimit universitar ,fillor dhe atë të mesëm , gjyqësinë prokurorin, Gjykatën Kushtetuese, shërbimin civil,shërbimin konsullor dhe diplomatik.
3. Shteti pas kësaj faze do te duhej të shkojë në zgjedhje të përgjithshme, pra pas një konsolidimi katër katër vjeçar.