Shqipëria ose Serbia do të merr primatin dhe fuqizimin në rajon
Shkruar nga Blerim Burjani
Agjenda evropiane e ka shty Serbinë të ulë kokën poshtë e të vizitojë shtete në rajon për shkak përmirësimit te imazhit të Serbisë të rrënuara nga lufta te bëra nga ata nëpër hapësira të ndryshme gjeografike dhe me politikë nxitëse ndaj popujve të tjerë, sidoqoftë Serbia po mbushet mend ngadalë, e tempoja duhet te jetë me e shpejtë e mbushjes mend, në të kundërtën nëse veç pak stagnon, atëherë punët nuk janë mirë.
Kush do të ndryshojë realitetin në rajon? Ka ide se Shqipëria pritet të bëhet liderë e shteteve ballkanike për shkak se është pjesë e NATO-së , ka shumë gjasa që të bëhet anëtarësimi në BE me i shpejt ne rajon, e atëherë Shqipëria në Ballkan do të fuqizohet.
Serbia nuk e dëshiron para saj Shqipërinë në BE? Ngutja është edhe këtu, por Serbia ende nuk ka guxim politik ta njehë shtetin Kosovës, nëse veç e njeh Kosovën, Serbia mund të forcohet në regjion dhe mbet më më ndikim.
Kështu si është rruga është e hapur për Shqipërinë që të anëtarësohet në BE. Strategjia e Shqipërisë në këtë drejtim është shumë e favorshme. Shtetet tjera në Ballkanin Perëndimor po ballafaqohen më së shumti me problemet e rendit e ligjit, zhvillimin e ekonomisë së lirë të tregut atë të cilën e dëshiron BE dhe SHBA.
Ka ide tek zyrtarët e SHBA dhe BE që kërkojnë zhvillim adekuatë ekonomisë së tregut dhe ndaljen e korrupsionit dhe borxhit publik që këto shtete e kanë, Greqia po ballafaqohet me kriza ekonomike edhe shumë probleme të borxhit publik dhe shpenzimeve të mëdha që ka bërë nga parat e dhëna nga BE, SHBA janë të gatshme të përkrahin agjendën ekonomike të Greqisë dhe kjo i ka gëzuar sa do pak greket , edhe pse shteti gjendet me probleme të mëdha dhe mos zgjidhja e problemit me emrin e Maqedonisë.
Koha është që Greqia të lëshon pe drejt njohjes së Kosovës dhe zgjidhjen më problemin me Maqedoninë.
Shteti maqedonas mbeti shteti me jo stabil në regjion, probleme të mëdha e kanë katandisur këtë shtet i cili kohë pas kohe fitohet përshtypja se vështirë do ta ketë në rrugën e vet drejt zhvillimit dhe integrimit në BE dhe struktura euro-atlantike.
Jo rrallë vlerësohet se ky shtet duket te jetë ndonjëherë, apo shumë herë vasal i Serbisë dhe informator për gjendjen etnike në regjion, me këtë politik që kishte udhëheq Grujevski shtetin e kishte bërë të luhatshëm dhe vasal dhe pa perspektivë sepse BE dhe SHBA deri me tash saktë e din çka ka dëshirua ky shtet duke luajtur në karta të shumta etnike dhe pasurim të madh t ë njerëzve t ë pushtetit atje duke kontrolluar gjithçka ekonomin dhe të gjitha poret e jetës sociale dhe zhvillimore, rritja e krimit në Maqedoni atij politik shumëfishë ka tejkaluar regjionin me shumë vështirësi në këndellje.
Caktimi i një grupi monitorues nga BE për marrëveshjen atje për zgjedhje në prill të viti të ardhshëm ka sjellë edhe dilema caktimi i një prokurori maqedonas për aferën e përgjimeve atje nuk jep shpresë se do të ketë rend dhe ligj atje, nuk është thjesht veç ajo aferë, por fuqizimi i njerëzve duke plaçkitur paranë e popullit, andaj ka shumë gjera negative, Maqedonisë i duhen edhe dhjet vite me ardhë në vete pra atje ka nevojë për një strukturë të re politik udhëheqëse të shtetit, jo kjo ekzistues atje kërkohet një koncept i ri reformues për shtetin dhe zgjidhjen e problemeve etnike.
Aspekti i fuqizimit rajonal mbetet tema kryesore në rajon përderisa Kosova ballafaqohet me një plogështi të zhvillimit ekonomik dhe probleme të respektimit të rendit e ligit, korrupsioni është armiku më i madh i Kosovës dhe kontrollimi i pasurisë publike dhe kontrolla e buxhetit shtetëror dhe pasurimi i pa bazë, çështje këto që kanë sjellë Kosovën në gjendjen aktuale, shteti ka nevojë për një reformim të gjerë, ajo që duket me e rëndësishme është reduktimi i shpenzimeve dhe orientimi i këtyre parave drejt zhvillimit ekonomik.
Pasurimi pa bazë është një karakteristikë e rendë në Kosovë dhe tentativa e plotë për tu bërë klasat ekonomike përmes parasë së qytetarëve edhe atë nga njerëzit e politikës.
Kjo ka bërë që shpresa të zbehet e njerëzve, kur të ia shtojmë edhe kthimin e qytetarëve të cilët kishin ikur nga Kosova atëherë realisht është dhe mund të jetë problem i madh. Jo perspektiva e shtyn njeriun me ik për qef nuk ish kush?
Andaj duhet më shumë të bëhet në drejtim të një platforme ekonomike dhe masa emergjente vepruese dhe sanuese e menjëhershme.
Ka ide Qeveria por tash sa do të arrihet kjo dhe sa do të zgjasë ky koalicion është e panjohur, kjo qeverisje duhet të bëjë dy gjera të patjetërsueshme themelimin e Gjykatës Speciale dhe themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, çështjet tjera janë konsolidimi ekonomik dhe reduktimi i pa punësisë si dhe këndellja e shëndetësisë.
Më se keqi dhe me tragjike duket t e jetë papunësia dhe shëndetësia që njerëzit i shtynë në shumë probleme dhe kritika ndaj qeverisjes aktuale.
Përmirësime duhet t ë bëhen së paku në tre sektor:zhvillim ekonomik,reduktim të papunësisë dhe përmirësimi i shëndetësisë publike.