09 Janar 2025

Shqipëria ose Serbia do të marr primatin dhe fuqizimin në rajon

Shkruan: Blerim BURJANI

Agjenda evropiane e ka shty Serbinë të ulë kokën poshtë e të vizitojë shtete në rajon për shkak përmirësimit te imazhit të Serbisë të rrënuara nga lufta e bërë nga ata nëpër hapësira të ndryshme gjeografike dhe me politikë nxitëse ndaj popujve të tjerë, sidoqoftë Serbia po mbushet mend ngadalë, e tempoja duhet te jetë me e shpejtë e “mbushjes mend”, në të kundërtën në veç pak stagnon, atëherë punët nuk janë mirë.

Kush do të ndryshojë realitetin në rajon? Ka ide se Shqipëria pritet të bëhet liderë e shteteve ballkanike për shkak se është pjesë e NATO-s, ka shumë gjasa që të bëhet anëtarësimi në BE me i shpejt ne rajon, e atëherë Shqipëria në Ballkan do të fuqizohet.

Serbia nuk e dëshiron para saj Shqipërinë në BE? Ngutja është edhe këtu, por Serbia ende nuk ka guxim politik ta njehë shtetin Kosovës, nëse veç e njehe Kosovën Serbia mund të forcohet në regjion dhe mbet më ndikim. Kështu si është rruga është e hapur për Shqipërinë që të anëtarësohet në BE.

Strategjia e Shqipërisë në këtë drejtim është shumë e favorshme. Shtetet tjera në Ballkanin Perëndimor po ballafaqohen më së shumti me problemet e rendit e ligjit, zhvillimin e ekonomisë së lirë të tregut atë të cilën e dëshiron BE dhe BE.

Ka ide tek zyrtarët e ShBA dhe BE që kërkojnë zhvillim adekuatë ekonomisë së tregut dhe ndaljen e korrupsionit dhe borxhit publik që këto shtete e kanë, Greqia po ballafaqohet me kriza ekonomike edhe shumë probleme të borxhit publik dhe shpenzimeve të mëdha që ka bërë nga parat e dhëna nga BE, ShBA janë të gatshme të përkrahin agjendën ekonomike të Greqisë dhe kjo i ka gëzuar sa do pak greket edhe pse shteti gjendet me probleme të mëdha dhe mos zgjidhja e problemin me emrin e Maqedonisë.

Koha është që Greqia të lëshon pe drejt njohjes së Kosovës dhe zgjidhjen më problemin me Maqedonisë. Shteti maqedonas mbete shteti me jo stabil në regjion, probleme të mëdha e kanë katandisur këtë shtet i cili kohë pas kohe fitohet përshtypja se vështirë do ta ketë në rrune e vet drejt zhvillimit dhe integrimit në BE dhe struktura euro-atlantike, jo rrallë vlerësohet se ky shtet duket t e jetë ndonjëherë apo shuam herë vasal i Serbisë dhe informator për gjendjen etnike në regjion, me këtë politik që kishte udhëheq Gruevski shtetin e kishte bërë të luhatshëm dhe vasal dhe pa perspektivë sepse BE dhe ShBA deri me tash saktë e din çka ka dëshirua ky shtet duke luajtur në karta të shumta etnike dhe pasurim të madh t ë njerëzve t ë pushtetit atje duke kontrolluar gjithçka ekonominë dhe të gjitha poret e jetës sociale dhe zhvillimore, rritja e krimit në Maqedoni atij politik shumëfishë ka tejkaluar regjionin me shumë vështirësi në këndellje.

Caktimi i një grupi monitorues nga BE për marrëveshjen atje për zgjedhje në prill të viti të ardhshëm ka sjellë edhe dilema caktimi i një prokurori maqedonas për aferën e përgjimeve atje nuk jep shpresë se do të ketë rend dhe ligj atje, nuk është thjesht veç ajo aferë, por fuqizimi i njerëzve duke plaçkitur paranë e popullit, andaj ka shumë gjera negative, Maqedonisë i duhen edhe dhjet vite me ardhur në vete pra atje ka nevojë për një strukturë të re politik udhëheqëse të shtetit , jo kjo ekzistues atje kërkohet një koncept i ri reformues për shtetin dhe zgjidhjen e problemeve etnike.

Aspekti i fuqizimit rajonal mbetet tema kryesore në rajon përderisa Kosova ballafaqohet me një plogështi të zhvillimit ekonomik dhe probleme të respektimit të rendit e ligjit, korrupsioni është armiku më i madh i Kosovës dhe kontrollimi i pasurisë publike dhe kontroll e buxhetit shtetëror dhe pasurimi i pa bazë, çështje këto që kanë sjellë Kosovën në gjendjen aktuale, shteti ka nevojë për një reformim të gjerë, ajo që duket me e rëndësishme është reduktimi i shpenzimeve dhe orientimi i këtyre parave drejt zhvillimit ekonomik.

Pasurimi pa bazë është një karakteristikë e rendë në Kosovë dhe tentativa e plotë për tu bërë klasat ekonomike përmes parasë së qytetarëve edhe atë nga njerëzit e politikës. Kjo ka bërë që shpresa të zbehet e njerëzve, kur të ia shtojmë edhe kthimin e qytetarëve të cilët kishin ikur nga Kosova atëherë realisht është dhe mund të jetë problem i madh.

Jo perspektiva e shtyn njeriun me ik për qejf nuk ish kush? Andaj duhet më shumë të bëhet në drejtim të një platforme ekonomike dhe masa emergjente vepruese dhe sanuese e menjëhershme. Ka ide Qeveria por tash sa do të arrihet kjo dhe sa do të zgjasë ky koalicion është e panjohur, kjo qeverisje duhet të bëjë dy gjera të patjetërsueshme themelimin e Gjykatës Speciale dhe themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, çështjet tjera janë konsolidimi ekonomik dhe reduktimi i pa punësisë si dhe këndellja e shëndetësisë.

Më se keqi dhe me tragjike duket të jetë papunësia dhe shëndetësia që njerëzit i shtynë në shumë probleme dhe kritika ndaj qeverisjes aktuale. Përmirësime duhet të bëhen së paku në tre sektor: zhvillim ekonomik, reduktim të papunësisë dhe përmirësimi i shëndetësisë publike

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)