Shpend Ahmeti, ky sundues i ligjit
Shkruar nga Kushtrim Gashi
Në kryeqytetin tonë, sektori i ndërtimeve është në një kolaps të thellë. Nese brenda 4 muajve janë dhënë 25 leje, atëherë brenda vitit mund të jepen rreth 75 leje, që mesatarisht i bie 6 leje në muaj. Komuna kërkon nga kompanitë të paguajnë të gjithë borgjin në mënyrë që tu jepen lejet.
Përderisa vet shteti është në borgje dhe po ka nevojë për ndihmë dhe investime nga jashtë, atëherë si mund të kërkohet nga kompanitë, të cilat janë pjesë e këtij shteti, në ketë krizë të madhe ekonomike që ti paguajnë të gjitha borgjet.
Ndërrmarrjet ndërtimore janë në krizë dhe mbi 10 mijë vet kanë mbetur pa punë. Kompanitë ndërtimore nuk po mund ti paguajnë as ratat e kredive për shkak se u është ndalur puna dhe janë ndalur ndërtimet e reja.
Kjo arrijtje \"historike\" është merit e kreut të Kryeqytetit Shpend Ahmeti.
Kryetari komunës para se më i ndal ndërtimet pa leje do të duhej të bënte një hulumtim të thellë. Ky hulumtim duhet të ishte i gjithëanshëm, duke përfshi dhe shumë pyetje.
Sa kompani punojnë në ndërtimtari?
Sa puntor varen prej tyre?
Sa biznese në mënyrë indirekte varen nga ndërtimi?
Çka ndodh nese ndalen ndërtimet?
Sa puntor mbesin pa punë?
Sa familje mbesin pa të ardhura?
Çfare ndodh me kompanitë nese ndalen ndërtimet?
Sa prej këtyre kompanive falimentojne?
E shumë pyetje të tjera dhe me pastaj të gjente zgjidhje se si është mënyra më e mirë të zbatohet ligji.
Eh jo të stopohen ndërtimet menjëherë dhe të bllokohet Prishtina, ashtu siq ka vepruar qeverisja lokale në Prishtinë.
Një natë duke biseduar me një mik timin që jetonë dhe punon në SHBA për gjëndjen ekonomike, ndër të tjera me tha: \"Nje shqiptar i cili ka humbur betejen gjyqësore për leje qëndrim në Teksas është larguar nga aty dhe policia e kërkonin për me kthyer.\"
\"Paramendo e kërkuan edhe në restaurantin që ka punu para 10 vitesh në të zezen,çka do të thotë se shteti amerikan e di për secilin emigrant që puno në të zezen, por nuk ua ndal punën sepse Amerika ka nevojë për fuqi punëtore\".
Pra, SHBA-ja si shteti me i fuqishëm në botë bënë tolerime dhe i lejon njerëzit të punojnë edhe në të zezen. Në Kosovë, përkatësisht, në Prishtinë Shpendi ndali të gjitha ndërtimet pa leje dhe la pa punë mbi 10 mijë vet sepse ai nuk bënë tolerime, ai zbaton ligjin, në mënyrë që të dëshmon se jemi një hapë para Amerikës.
Kohëve të fundit është duke i zhilluar një maratonë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së se cili shtet do të dal fuqia e parë ekonomike në botë, prandaj Shpendi ka te drejte...!
Kosova, gjëgjësisht kryeqyteti jonë Prishtina nuk ka nevojë jo vetëm për emigrant, por as për shtetas të saj.
Ata nese duan që të jetojnë në Kosovë duhet të hajn ligj sepse Kosova eshte shtet ligjor, nese nuk duan detyrohen të shkojne për Amerike sepse atje nuk zbatohet ligji!