Shkombëtarizimi i Kosovës po ndodhë nga baballarët e kombit
Shkruar nga Fidan Mustafa
Deri në vitet 2000, shkombëtarizimi te shqiptarët, në veçanti në Kosovë, është kuptuar si një proces i cili ndryshon me dhunë nga ana e sllavëve dhe serbëve, armiqve të kombit shqiptar, të përcjellur me luftë, masakra, shpronësim, pastrim etnik etj., me qëllim asimilimit të shqiptarëve në Kosovë, zhveshje nga vlerat kulturore, fetare e kombëtare.
Është e vërtet se deri në vitet e pasluftës në Kosovë, vlera të këtilla në ruajtjen e kombëtarizimit te shqiptarët e Kosovës, u trajtuan me mjaftë kujdes e sakrificë, jo vetëm në thirrje për ruajtje vlerash kulturore, tradita, e zakone të përbashkëta kudo që flitet shqip, por edhe të implementoheshin si të tilla me kujdesin më të madh në praktikimin e tyre mes shqiptarëve kudo që janë në çdo pore të jetës.
Por, fatkeqësisht, shkombëtarizimi i qytetarëve të Kosovës që nga viti 2000 e këndej, po ndodh çdo ditë e më shumë, sidomos nga neglizhenca e anëtarëve të kombit, institucioneve të vet shtetit tonë, Kosovës. Kombi shqiptar në Kosovë, po vdes si frymë pikërisht atëherë kur anëtarët e tij nuk po e ndjejnë se i përkasin kombit shqiptar, duke u munduar të shpalosin vlera të reja për shqiptarët e Kosovës, si një lindje e kombit kosovar.
Një pjesë e institucioneve të Kosovës, analistë e politikanë, më me lehtësi pranojnë vlerat individuale, fisnore, krahinore e katapultave politike si baballarë të kombit, të cilat marrin përparësi ndaj kombit dhe projektit të bashkimit kombëtar Shqiptar.
Mbi këtë pikëpamje, kombi shqiptar i Kosovës, po kthehet mbi tezen e nevojës së lindjes të një kombi të ri, thjesht vlerat e kombit shqiptar, të mbesin një histori e kaluar e një fqinji tjetër.
Këtë shkombëtarizim të shqiptarëve nga Kosova, e shohim përditë dhe kudo, që nga debatet televizive deri të veprimet e institucioneve shtetërore të Kosovës. Këtë e vërteton më së miri mbajtja e epopesë së UÇK-së, ku për herë të parë nuk intonohet himni kombëtar, ku njëherë injoroi vlerat, sakrificën dhe luftën e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.
Prandaj, trajtime të këtilla nga institucionet e Kosovës, na bëjnë të ndjehemi të tradhtuar si qytetar për mundin edhe idelain për çka luftuam e punuam, ndjehemi të tradhtuar nga lidershipi i Kosovës për ndërtim të shtetit të Kosovës me mund brez pas brezi.
Sot, disa po na thirren si baballarë të kombit e për fat të keq erdhën me katapulta politik nga kampet e hotelet e luftës nga të cilët Serbia është e pasionuar me të arriturat e tyre.
Atë që Serbia nuk mundi të arrijë për 100 vjet me luftë duke persekutuar baballarët tanë, baballarë e kombit kosovar po e arrin për 15 vjet... në favor të Serbisë...