05 Janar 2025

Rilindasi Fan Noli të rivarroset në Shqipëri

Shkruar nga Erald Selca

Sot është 50 vjetori i ndarjes nga jeta të patriotit, politikanit, atdhetarit të shquar, Fan Stilian Noli Gjeniut Shqiptar.

Kolosi Fan Noli është një nga figurat më të ndritshme kombëtare të të gjitha kohërave që nga Skenderbeu e deri të Adem Jashari emri tij radhitet krahas ideologëve si Pjetër Budi, Pjetër Bogdani Konstantin Kristoforidhi, Vëllezëreve Frashëri, Hasan Prishtines, Ismail Qemailit, Luigj Gurakuqit Faik Konices, Abni Rrustemit .

\"Fan Stilian Noli, ky artist, burrë shteti, dijetar dhe një militant i kauzës Shqiptare. Siç do të shkruante Gazeta \"Drita\" e Korçës pasi Noli bëri të mundur pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve: Emri i imzot Fan Noli meriton të jetë ngjitur me atë të Ismail Qemalit.

Noli ishte lideri shpirtëror dhe udhëheqësi i shqiptarëve të Sh.B.A-ve. Puna që bëri ai për Shqipërinë me ndihmën dhe në emër të Shqiptarëve të Amerikës do të kujtohet në jetë të jetëve.

Fan Noli lindi në 6 Janar të vitit 1882 në Ibrik-Tepe ose Qytezë siç njihej ndryshe, fshat Shqiptar në Thrakë. Shqiptarët e vendosur në tokat e Trakës do të deklaronin se e kishin prejardhjen nga Kolonja.

Të parët e tyre ishin vendosur në tokat më të mira të Thrakës pas shërbimit që i bën Sulltan Selimit për ndërtimin e Xhamisë Selime, një xhami me 999 dritare.

Kolonjarët asokohe ishin gurëskalitësit më të mirë të Shqipërisë dhe komplet perandorisë Osmane. Shqiptarët e Thrakës ndonëse larg Atdheut, nuk e humbën dashurinë per Shqipërine.

Mendohet qe fisi i Theofanit shkoi ne Thrakë me valën e dytë të largimeve në kohën e Ali Pashe Tepelenes.

Biri i Stilianit dhe Maries u rrit që në vogëli me ndjenjën e atdhedashurisë, ku rolin kryesor e luajti gjyshja e tij, Sunda. Ajo do t’i fliste për Atdheun dhe gjyshin e tij, Kapedan Gjergj Noli rënë në luftën e Sevastopolit ku dhe u varros, larg atdheut dhe familjes së tij.

Theofani, një djal shëndetlig, do të kishte përplasjen e parë me shkollën vetëm në moshën 8 vjeçare. E ëma duke ndjerë nevojën që kishte i djali për të dal nga shtëpia ku rrinte gjithmonë mbyllur vendosi ta shpjerë në shkollë.

Theofani i vogël nuk dëshironte të shkonte dhe e ëma, duke parë vështirësinë që kishte, do ta çonte të mbyllur në një thes.

Por dhe në shkollë ai do të kembëngulte duke i thënë të ëmës që do të qëndronte vetëm nëse ajo do të rrinte aty. Dhe kështu ndodhi. Maria, u ul në një cep dhe nga lodhja,  sepse u merrte dhe me punët e bujqësisë, e zuri gjumi.

Theofani, duke parë të ëmën në atë gjëndje, i shkoi afër dhe i tha: Shko në shtëpi nënë se unë rri vetë. Si filloren ashtu dhe shkollën e mesme e bëri në Greqisht. Shkollën e mesme e kreu në gjimazin grek të Adrianopolit.

Përveç se i zgjuar, asokohe bie në sy dhe shpirti i tij kryengritës. Pasi pushuan një mësues padrejtsisht nga puna, Theofani do t’i mbushte mendjen nxënësve për grevë kundër këtij vendimi.

Drejtuesit e gjimnazit duke parë këtë grevë, e ripranuan përsëri në shkollë profesorin por drejtuesit e grevës, me në krye Theofanin do t’u dënonin duke mos pranuar t’i futnin në provimet e diplomimit në rast se nuk shkruanin një letër ku kërkonin falje për çka kishin bërë. Atëherë ai, duke qenë shumë krenar kthehet në shtëpi i padiplomuar.

Do të ishte i jati i tij, Stiliani që do t’i mbushte mendjen për të shkruar atë letër ku kërkonte falje dhe t’u rifuste në provim. Theofani, edhe pse me vonesë u diplomua në shkollë me pikët maksimale. \"

Kontributi i Fan Nolit eshte epokal dhene artit, letersise teologjise shqiptarizimit te saj kujtojme thenien e tij te fuqishme epokale.

I këndoni lutjet ashtu si dini, shqip, pa pastaj lartë i rregullon perendia.\" - Fan S. Noli mesha e pare shqip u mbajt me 19 mars 1914 ne Durres.

Fan Noli mbetet politikani me i kulturuar shqiptar nje gjeni i llojit te vete nje erudit, poliglot atdhetar Kryeministri nga me vizionaret qe pati kombi kundershtar i turqizmave, greqizmave serbizmave zogizmit antishqiptar kishte simpati te madhe edhe ne bote madje pikerisht Noli vuri konjukturat e mardhenieve shqiptaro-amerikane me Wudru Wilsonin.

Fan Noli me shume se Shqiperinë nuk donte askënd ishte i lidhur emocionalisht me Kosovën dhe Camerinë, një jetë ishte zë i kombit shqiptar perkrahu fuqimisht edhe LNCL në LDB.
Kolosi perkthyesi shkrimtari i permasave boterore Fan Noli nuk deshi gjakederdhje mes shqiptaresh dhe nuk rezistoi me dhune ndaj matianit analfabetit Ahmet Zogu i cili me Jugosllavet rrezoi Nolin dhe Qeverinë Demokratike të Nolit.

Fan Noli duhet rivarroset në Shqipëri sepse ai është nderi i kombit e jo satrapi Zogolli e Ballistet e Shqiperise Administrative a ka ma turp se tradhtari Ahmet Zogu pushon në atdheun që e tradhtoi,  e Fan Noli jo.

Edi Rama duhet të punojë në atë drejtim për rivarrosjen e Gjeniut Noli në Atdhe,  njeriun i cili nderoi Shqipërinë si o ma se miri me mijera artikuj gazetaresk, me dhjetra libra e ligjerata me punën e tij kolosale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)