03 Dhjetor 2024

Raporti i Europa Nostradhe heshtja ndërkombëtare

Shkruar nga Adem Lushaj

Raporti i Organizatës Joqeveritare Europa Nostraështë një vazhdimësi e propagandës serbe kundër deçanasve, kundër institucioneve komunale dhe shtetërore.

Vazhdimësi e koordinuar e Sava Janjiçit me shërbimet serbo-ruse kundër Kosovës.

Më shumë shqetësuese është heshtja e institucioneve ndërkombëtare, e veçanërisht e KFOR-it të e cilët kanë përgjegjësinë në këtë zonë.

Raporti i Europa Nostraështë sulm direkt mbi organet e sigurisë ndërkombëtare dhe vendore.

Pse nuk reagojnë zyrtarët e UNMIK-ut, OSBE-së,  Shtetet e QUINT-it,...apo është heshtje politike, sikurse që ishin gjitha veprimet e deritanishme, kur ishte në pyetje manastiri i Deçanit.

Raporti është i njëjti si i vitit të kaluar. Raporti do jetë i njëjtë deri në realizimin e qëllimeve të Sava Janjiçit.

Politika ndërkombëtare po heshtë, ngase është në të njëjtën rrugë me të pavërtetat që lidhen me sigurinë e këtij manastiri.

Po heshtë OSBE-ja, edhe pse e dijnë se është propagandë në realizim të vendimeve politike të ndërmarra në vazhdimësi.

Nëse investimet bëhen në zhvillim të Deçanit, qenkan kërcënim për sigurinë. Nëse rregullohet shtrati i lumit dhe krijohen hapësira për qytetarët, qenka kërcënim. Nëse, nëse, nëse...

Manastiri është objekt tejet i rëndësishëm kulturor, turistik dhe fetar. Është resurs i çmuar për zhvillimin e turizmit. Kështu e kemi konsideruar dhe do e konsiderojmë çdoherë.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë e keqja e kësaj gjendjeje të krijuar.

Në fund të fundit, le të tregohet një rast i vetëm që mund të lidhet me propagandën serbo-nostra. Klerikët lëvizin lirshëm, duke qenë zotërinj të asaj zone.

Qytetarët kalojnë andejpari, pa bërë as më të voglin veprim provokues. Nëse është ndokush provokator, janë skenaristët e propagandës ndaj deçanasve.

Qëllimi është i qartë!
Pavarësia e dhimbshme!
Deçanasit prapë po viktimizohen!?
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)