Qeveria Begaj, qeveri e plagjiaturës
Shkruar nga Kushtrim Gashi
Plagjiatura në Kosovë tash e 15 vite është përhapur dhe ka gjet shtrirje edhe në fushën akademike. Plagjiatura nuk konsiderohet ndryshe pos krimi më i madh akademik.
Nuk bëhesh akademik dhe as i dijshem duke vjedhur në wikipedia e në google apo duke prezantuar fjalimet e punimet e të tjerëve.
Në vendin tonë, fatëkeqësisht plagjiatura është bërë diqka e zakonshme, ku edhe politikanet vjedhin e kopjojnë njeri tjetrin.
Në vitin 2013, në web faqen e komunës, ish kreu i kryeqytetit Isa Mustafa ka pasur një fjalim identik me atë të ish kryetarit të Suharekes Blerim Kuqi.
Ajo se çfarë i dallonte këto dy fjalime ishte vetëm emri i qytetit dhe nënshkrimi i dy kryetareve në fund të fjalimit.
Se kush kënd e kopjojë nuk është ende e qartë për shkak se të dy ish kryetaret pretendonin se fjalimet ishin të tyre.
Të shkruhen fjalimet nga dy individ të ndryshëm dhe ato fjalime të rastisin të jenë komplet të njejta është e pamundshme, por një gjë e tillë ndodh vetëm në Kosovë dhe atë nga persona publik që përfaqësojnë komunat.
Një rast i tillë skandaloz ndodhi këto ditë edhe me kryetarin e komunes së Malishevës, Ragip Begaj i cili kopjojë fjalimin e tij për nder të Epopesë së UÇK-së dhe atë kopjojë dy herë, dy fjalime sepse një i ishte dukur pak.
Për dallim nga ish kryetari i Prishtinës Isa Mustafa dhe ish kryetari i Suharekës Blerim kuqi, të cilet nuk dihet se nga kopjuan, kyetari i Malishevës Ragip Begaj ashtu siq transmeton \"MalishevaPress\" kopjojë në wikipedia fjalimet nga Adem Demaqi dhe Agim Çeku.
Të gjithë qytetarët e Malishevës e kanë të qartë se Ragip Begaj ka të kryer shkollën komerciale 2 vjeqare në Pejë dhe atë pasluftës, gjë që dëshmon se nuk ka haber të shkruaj ndonje fjalim ama është për keqardhje që edhe stafi i tij janë të tillë.
Fjalimet të shkruhen nga stafi i kryetarit nuk është diçka e pazakont, por të kopjohen nga vet kryetari apo njerëzit e tij është e t\'merrshme..!
Është turpëruese për çdo qytetarë të Malishevës kur e kuptojnë në media se kryetari i tyre po vjedh fjalimet.
Cilat mund të jenë pritjet e qytetarëve nga një kryetar komune, cilido qoftë ai, kur nuk është në gjëndje që të shkruaj një fjalim të thjesht.
Po çfarë suksese mund të arrijë një kryetar i tillë? Te vetmin sukses të garantuar kryetari kukull Ragip Begaj e ka dështimin, ashtu siq ka dështuar këto dy vite.
Duke pasur parasysh se Malisheva qeveriset nga partia Nisma për Kosovën, atëherë nuk është çudi që ndodhi edhe kjo hajni sepse krerët e kësaj partie janë simbol të kleptokracisë.